Rreth 160 produkte ushqimore dhe mallra të tjera do të listohen në "Pasqyrën e Çmimeve', brenda muajit tetor. Qytetarët do mund të futen në platformë live për të parë çmimet në kohë reale në rrjetet e ndryshme të supermarkeve. Produkte sipas qeverisë do të shiten me çmime më të lira, të fiksuara dhe do të lejohet një fitim minimal për biznesin. “Ne presim që në 10-ditëshin e parë të tetorit platforma të jetë live me një numër prej 160 produktesh. Jemi duke rakorduar me marketet kryesore listën finale të produkteve, e cila do të përbëhet nga produktet kryesore të shportës, ushqime dhe mallra që përdoren më së shumti nga familjet shqiptare. Jemi duke punuar gjithashtu me rrjetin e supermarketeve dhe furnitorëve me qëllim detajimin e një liste për të cilën ata kanë vendosur të tregtojnë për një periudhë 3-mujore, me çmime fikse dhe me fitim minimal. Të dyja këto do të jenë live brenda 10-ditëshit të parë të tetorit”, tha Ministrja. Në konferencë për media ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se deri më tani inflacioni është mbajtur në kontroll. LEXO EDHE:Rruga e Kombit, Ibrahimaj përjashton uljen e tarifës nga kursi i euros: Kostot operative janë në lekë "Kursi i këmbimit me zhvlerësimin e euros ka pasur ndikim pozitiv në inflacion, megjithatë, inflacioni është i kontrolluar dhe më i ulët se në vendet e rajonit”, tha Ibrahimaj. Ibrahimaj bëri një panoramë edhe të ecurisë ekonomike, e cila në tremujorin e dytë u rrit me 3.61%. "Të dhënat tregojnë se kemi pasur një rritje të qëndrueshme dhe një konsolidim të mëtejshëm të stabilitetit makroekonomik”, tha Ibrahimaj. Motorët kryesorë të rritjes vijojnë mbeten turizmi dhe ndërtimi, pavarësisht një përmirësimi të lehtë edhe të bujqësisë. “47,21% e ekonomisë shqiptare, e Prodhimit të Brendshëm Bruto, vjen nga shërbimet. Ndërkohë që kemi pasur një rritje të peshës së sektorit bujqësor, i cili ka shkuar mbi 18%, nga 16% që ka qenë në fund të vitit të kaluar, ndërtimi 11,9% dhe industria 9,23%”, tha ministrja. Me tej ministrja sqarojë se programi i strehimit me 7 mijë apartamente, me kredi të buta dhe subvencionim qiraje është drejt finalizimit, dhe se pritet të miratohet në muajin nëntor. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 15:36 Rruga e Kombit, Ibrahimaj përjashton uljen e tarifës nga kursi i euros: Kostot operative janë në lekë Tarifa e kalimit në Rrugën e Kombit nuk pritet të ulet për shkak të forcimit të lekut ndaj euros. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha tw martwn se nuk sheh arsye ekonomike për ndryshimin e tarifës, pasi ajo është e përcaktuar në kontratën koncesionare dhe kostot operative të koncesionarit janë në lekë.“Në fakt, tarifa e një kontrate koncesionare është një tarifë e negociuar, e fiksuar në kontratë. Përgjithësisht, çmimet vendosen në bazë të kostos dhe, për koncesionin që flasim, kostot operative janë në lekë. Shpenzimet janë në lekë dhe nuk janë në euro, nuk lidhen me importe që mund të kryejë koncesionari në këtë moment të caktuar dhe unë nuk shoh arsye që të ketë një ndryshim të tarifës, pasi nuk përbën sens logjik ekonomik. Nëse do të ishim në një moment ku koncesionari ishte duke importuar, duke investuar në ndërtim dhe do të kishim një vlerësim të euros dhe një ulje të kostove për shkak të vlerësimit të euros, atëherë do të bënte sens logjika juaj. Në momentin që shpenzimet operative janë në lekë, nuk bën sens logjika e një negocimi të çmimit në zbritje”, tha Ibrahimaj. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 14:46 INSTAT: Rritja ekonomike në tremujorin e dytë 3.61%, pagat e shtetit dhe taksat 'shpëtojnë' ekonominë! Ekonomia po rritet por me ritëm më të ngadalësuar se fillimi i vitit. Për periudhën prill-qershor 2026, INSTAT thotë- se Prodhimi i Brendshëm Bruto i rrit me 3.61%, nga 3.71% në tremujorin e parë.Kontributi më i madh në rritjen ekonomike po vjen nga vetë shteti pasi sipas raportit me këtë tremujor grupi i administratës publike, arsimit dhe shëndetësisë kontribuoi me 1.38%. Rol në këtë grup ka pasur rritja e pagave të administratës.Mbledhja e madhe e të ardhurave nga taksat ka pasur rolin e dytë më të madh në këtë rritje me 1.13%. Më shumë taksa janë arkëtuar këtë vit edhe prej inflacionit me të lartë, sidomos tek hidrokarburet por edhe tek produktet e shportës.Në vend të tretë është grupi i tregtisë, transportit dhe akomodimit me kontribut 1% në rritjen ekonomike e ndikuar më së shumti nga prodhimi i energjisë por edhe shtimi i aktivitetit turistik.Ndërsa sektori i ndërtimit ka kaluar në vend të katërt me një kontribut minimal prej 0,15%, për shkak edhe të luhatjeve që ky sektor ka raportuar gjatë këtij viti, herë me kërkesën e ulët për prona, por edhe me aktivitet më të ulët ndërtues.E kundërta ndodhi me një nga sektorët kryesorë të ekonomisë e që punëson me shumë se 30% të shqiptarëve, bujqësia thelloi edhe më tej rënien duke kontribuar negativisht në rritjen ekonomike me -0,38%.Sa i takon krahasimit me sipas sektorëve me vitin e kaluar, përsëri administrata kryeson me rritje 12.14%, si rezultat i indeksimit të pagave në shtet, apo edhe prej rritjes së rrogave edhe gjatë këtij viti në disa profesione, nga arsimtarët, bluzat e bardha apo edhe në radhët e policisë.Në vend të dytë është sektori i pasurive të paluajtshme me rritje prej 7.20%, për shkak të blerjeve me çmime më të larta por edhe si rezultat i investimeve në rritje në këtë fushë, që vetëm në gjashtëmujor ishin 610 milionë euro.Sa i takon grupit “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor" ku bën pjesë edhe turizmi, rritja në krahasim me vjet është vetëm 5.35 %.Edhe pse ekonomia vijon të rritet, përsëri struktura e saj mbetet e brishtë, për shkak të krizës në sektorët prodhues ku është përqendruar edhe punësimi. Në krahasim me vitin e kaluar sektori i bujqësisë ra me 2.29% dhe sektori i industrisë, energjisë dhe ujit ka rënë me -0.47%. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 13:31 Nga kreditë me interes zero te subvencionimi i qirasë, Ibrahimaj jep afatin për programin e ri të strehimit: Thirrjet synojmë t’i hapim në nëntor (VIDEO) Thirrjet për programin e kredive të buta me normë interesi të subvencionuar dhe programin e qirave synohen të hapen brenda muajit nëntor. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, tha se aktualisht po finalizohen ndryshimet në ligjin për strehimin, ndërsa paralelisht po punohet edhe për aktet nënligjore që do t’i hapin rrugë zbatimit të programeve.Ministrja bëri të ditur se synimi është që ligji për strehimin të miratohet në Parlament brenda mesit të nëntorit dhe menjëherë pas tij të shpallen thirrjet."Ne jemi akoma duke finalizuar ndryshimet në ligjin për strehimin. Ky ligj pritet të miratohet brenda mesit të tetorit ndërkohë që ne jemi duke punuar paralelisht për aktet nënligjore që do t’i hapin rrugën thirrjes për programin e strehimit, kreditë e buta me normë interesi të subvencionuar dhe programit të qerave. Instrumenta të tillë janë përdorur dhe më parë. Politika jonë e strehimit ka qenë sociale, tani kemi rritur marzhin e të ardhurve që këto politika tu dedikohen çifteve të reja dhe profesionistëve të rinj që sapo kanë përfunduar shkollën. Kemi rritur gamën e përfituesve të programeve të strehimit. Të ardhurat që kemi marrë parasysh janë të ardhura mbi mesatare. Një çift që merr një pagë mesatare apo më të lartë se mesatarja.. pra i dedikohet jo vetëm shtresës në kategori sociale por edhje tek shtresa e mesme. Uroj që ligji për strehimin të miratohet në parlament brenda mesit të nëntorit dh emënjëherë më pas do të shpallim thirrjet, uroj shumë brenda muajit nëntor" tha Ibrahimaj. Për 2027 qeveria ka paralajmëruar mbështetje për 4 mijë çifte të reja duke ofruar 2 mijë kredi me interes zero për apartamente nën 60 mijë euro dhe 2 mijë kredi me interes 3% për apartamente mbi 60 mijë euro. Tavani i të ardhurave të çiftit është prezantuar në nivelin 280 mijë lekë. Për qiratë është parashikuar një skemë për 3 mijë përfitues, ku shteti do të subvencionojë 50% të qirasë, për qira deri në 400 euro. Në shembullin e dhënë nga qeveria, për një qira 400 euro, shteti do të paguajë 200 euro. Prioritet janë përmendur çiftet e reja dhe emigrantët që kthehen dhe plotësojnë kriteret U.D/Shqiptarja.com Share Ora 13:12 Ibrahimaj flet për efektin e protestave: U lëkund besimi i biznesit, pati anulime në turizëm (VIDEO) Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, tha se protestat e muajit qershor ndikuan te besimi i biznesit dhe te ecuria e tij, duke sjellë edhe një nivel të lartë anulimesh në turizëm. Megjithatw, sipas saj, besimi i biznesit ka ardhur duke u rikuperuar“Sipas muajve ka pasur ndryshime në besimin e biznesit dhe konsumatorit, por pranë mesatareve historike. Ngjarjet që kanë ndodhur muajt e fundit, sidomos ato në qershor, kur protesta ishte në nivel numrash më të lartë, patën një ndikim te besimi i biznesit dhe ecuria e tyre, sepse gjatë qershorit ka pasur nivel të lartë anulimesh në turizëm. Pra, pa diskutim që në atë muaj ka pasur lëkundje të besimit të biznesit, i cili ka ardhur duke u rikuperuar”, tha Ibrahimaj. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 13:01 “Pasqyra e Çmimeve” del në tetor me 160 produkte, Ibrahimaj për Report TV: Listë me çmime fikse për 3 muaj (VIDEO) Platforma “Pasqyra e Çmimeve” pritet të jetë online brenda 10-ditëshit të parë të tetorit dhe në fazën e parë do të përfshijë 160 produkte. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, e pyetur nga Report TV, tha se po rakordohet me rrjetet kryesore të marketeve lista përfundimtare e produkteve që do të përfshihen në platformë.Sipas Ibrahimajt, lista do të përbëhet nga produktet kryesore të shportës, ushqimet dhe mallrat që përdoren më së shumti nga familjet shqiptare.“Sa i përket Pasqyrës, është një nismë e re që kemi ndërmarrë. Ne jemi duke punuar për të ndërtuar platformën, e cila është në fazat përfundimtare të përgatitjes. Ne presim që në 10-ditëshin e parë të tetorit platforma të jetë live me një numër prej 160 produktesh. Jemi duke rakorduar me marketet kryesore listën finale të produkteve, e cila do të përbëhet nga produktet kryesore të shportës, ushqime dhe mallra që përdoren më së shumti nga familjet shqiptare”, tha Ibrahimaj.Krahas “Pasqyrës së Çmimeve”, ministrja bëri të ditur se po punohet me rrjetet e supermarketeve dhe furnitorët edhe për një listë produktesh që do të tregtohen për tre muaj me çmime fikse dhe me fitim minimal.“Jemi duke punuar gjithashtu me rrjetin e supermarketeve dhe furnitorëve me qëllim detajimin e një liste për të cilën ata kanë vendosur të tregtojnë për një periudhë 3-mujore, me çmime fikse dhe me fitim minimal. Të dyja këto do të jenë live brenda 10-ditëshit të parë të tetorit”, tha ministrja. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 12:51 Investimet e huaja arrijnë 1,14 miliardë euro në 6 muaj, Ibrahimaj: 50% më shumë se vitin e kaluar, mbi 53,3% shkuan te pasuritë e paluajtshme (VIDEO) Në konferencën për shtyp ku prezantoi të dhënat e INSTAT për rritjen ekonomike të vendit në tremujorin e dytë të vitit 2026, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, deklaroi se fluksi i investimeve të huaja direkte ishte 50% më i lartë se një vit më parë por mbi gjysma e tyre shkuan në pasuritë e paluajtshme. Ajo bëri të ditur gjithashtu se borxhi është ulur me 5 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025, nga 54% në 49%, ndërsa importet u rritën me 7,55% në tremujorin e dytë.“Importet kanë ardhur me rritje. Në tremujorin e dytë ato janë rritur me 7,55%. Të gjithë komponentët kryesorë kanë pasur ecuri pozitive. Borxhi, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2025, është reduktuar me 5 pikë përqindje, nga 54% në 49%. Sa u takon investimeve të huaja direkte, në 6-mujorin e parë të vitit 2026 kemi pasur një fluks prej 1,14 miliardë eurosh, ndërsa stoku ka arritur në 18,42 miliardë euro. Fluksi në këtë 6-mujor është 50% më i lartë se ai i vitit të kaluar”, tha Ibrahimaj.Investimet e huaja, sipas Ibrahimajt, janë kryesisht në sektorin e real estate, specifikisht në nivelin e 53.3%, Ndërsa sektorët e tjerë ku ka pasur fluks të investimeve të huaja janë ato financiarë, të sigurimit, tregtia, energjia, informacioni, komunikacioni. Sa u përket vendeve të origjinës, Ibrahimaj tha se Austria kryeson për fluksin e investimeve të huaja, me 121,9 milionë euro, ose 80% më shumë. Pas saj renditet Turqia me 111,6 milionë euro, ndërsa ndër vendet e tjera me flukse të larta investimesh përmendi Italinë, Holandën dhe Kosovën, me 88,7 milionë dhe 66,7 milionë euro respektivisht. U.D/Shqiptarja.com Share U.D/Shqiptarja.com TAG: ushqime pasqyre albania cmimet e ushqimeve Delina Ibrahimaj Instat Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.3 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
26 Shtator, 18:15
Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.8% Jo 38.9% Disi 7.3% Vota total: 3680 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?
