Politikanët në Suedi dhe Mbretërinë e Bashkuar po përdorin gjithnjë e më shumë inteligjencën artificiale për të hartuar fjalime, deklarata dhe mocione parlamentare, pa e bërë të ditur këtë për votuesit, sipas një studimi të universiteteve Chalmers dhe Edinburgh Napier. Studiuesit analizuan 13.565 mocione parlamentare suedeze dhe 4.209 deklarata parlamentare britanike të publikuara nga viti 2021 deri në prill 2026. Sipas studimit, rreth 15% e deklaratave parlamentare britanike në vitin 2026 përmbanin të paktën një paragraf të klasifikuar si i gjeneruar nga AI. Në Suedi, 9.4% e mocioneve të paraqitura gjatë vitit parlamentar 2025-2026, ose rreth 300 mocione, përmbanin të paktën një paragraf të krijuar me ndihmën e AI-së. LEXO edhe...Trump ‘i gdhendur’ në monedhën 1 dollar, presidenti i parë që e bën këtë në një shekull Hulumtuesit nuk gjetën asnjë deklarim në dokumentet e analizuara që të tregonte se ishte përdorur inteligjenca artificiale. Sipas tyre, përdorimi i AI-së është rritur ndjeshëm në të dy vendet. Në Britani ai ishte rreth 3.5% në vitin 2022, ndërsa në Suedi 1.7% gjatë periudhës 2022-2023. Deputeti suedez Jan Riise, zëdhënës për AI dhe digjitalizimin nga Partia e Gjelbër, tha se nuk u befasua nga gjetjet. Ai bëri të ditur se partia e tij e përdor AI-në për kërkime, por me rregulla të brendshme, duke theksuar se politikanët duhet të deklarojnë kur e përdorin këtë teknologji. Autorja kryesore e studimit, Minerva Suvanto, paralajmëroi se tekstet e krijuara me AI janë shpesh shumë bindëse, çka rrit rrezikun që gabimet të kalojnë pa u vënë re. Studiuesit theksuan gjithashtu se metoda e tyre nuk mund të përcaktojë se cili program AI është përdorur apo në çfarë mase ka ndihmuar në hartimin e tekstit. Si shembull, studimi kujton se kryeministri suedez Ulf Kristersson ka pranuar më herët se përdor rregullisht mjete si ChatGPT dhe LeChat për të marrë një "mendim të dytë" mbi çështje politike, duke sqaruar se në këto platforma nuk futen informacione të ndjeshme. U.D/ReportTv.al chatgpt politika Parlamenti Suedi SHBA Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.6% Të gabuar 20.5% Nuk e di 4.8% Vota total: 887 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?

