Lajme Zone
Nga studentët, rrethet, opozita dhe sindikata e artit, sot protestë kombëtare
PolitikëCNA

Nga studentët, rrethet, opozita dhe sindikata e artit, sot protestë kombëtare

Franca ka frikë nga një përshkallëzim i mëtejshëm i tensio...

Sot shënohet dita e 12 e protestës së të rinjve.

Ndryshe nga protestat e mëparshme, protestës së sotme nuk do t’i bashkohen vetëm studentët dhe pedagogët, por edhe inteletkualë, personazhe të botë së artit dhe sindikata.

Si zakonisht, pedagodët do të mblidhen pranë Universitetit Politeknik në orën 10:00 për të marshuar drejt Kryeministrisë.

Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias e Shqipërisë ka njoftuar se do t’i bashkohet protestës sot në orën 11:00 përpara Kryeministrisë.

Nga ana tjetër Partia Demokratike u ka bërë thirrje aktivistëve dhe forumeve të saj që në orën 12:00 të dalin në mbështetje të protestës së studentëve.

Në orën 14:00 është paralajmëruar bashkimi i grupeve të studentëve në tubimin përpara Kryeministrisë.

Në këtë protestë nuk do të mungojnë as studentët e rretheve.

Prej 12 ditësh të rinjtë kanë dalë në protestë për të kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Kryeministri nga ana tjetër ka kërkuar dialog, ballafaqim për kërkesat e tyre ndaj qeverisë, ftesë e cila prej katër ditësh refuzohet nga protestuesit./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.