Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu në lidhje me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë ka përcjellë një mesazh përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se e drejta për të protestuar është e garantuar por dhuna sipas tij mund të sjellë përgjegjësi penale. Në postimin e tij, ministri gjithashtu ka sjellë në vëmendje edhe rolin e Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR), e cila synon të ndërgjegjësojë të rinjtë për përgjegjësitë e tyre dhe pasojat ligjore të veprimeve të dhunshme. LEXO edhe...Thoma Gëllçi: Ëndrra e llahtarshme e Edi Ramës -Fejton- “E drejta për të protestuar është e garantuar. Dhuna nuk është pjesë e saj. Përfshirja në akte dhune mund të sjellë përgjegjësi penale. Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR) ndërgjegjëson të rinjtë për përgjegjësinë dhe pasojat ligjore. Të mbrojmë të drejtat, duke respektuar ligjin.”- thuhet në mesazhin e tij. A.C/ReportTv.al Ton Gogu protesta Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.4% Disi 2.9% Vota total: 13220 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
