Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…


Gazetari, Ermal Peçi në një intervistë në “News24” analizoi zhvillimet e fundit në vend q nga arrestimi i kreut të SHISH, Vlora Hyseni, duke u ndalur edhe te deklaratat e kryeministrit Edi Rama.

Gazetari, Ermal Peçi në një intervistë në “News24” analizoi zhvillimet e fundit në vend q nga arrestimi i kreut të SHISH, Vlora Hyseni, duke u ndalur edhe te deklaratat e kryeministrit Edi Rama. Ai u shpreh se skandali me SHISH tregoi një degradim të shtetit, ndërsa theksoi se sipas tij ‘arkitekti’ i të gjitha këtyre skandaleve është vetë kryeministri Rama. Më tej shtoi se kryeministri Rama duhet të mbajë përgjegjësi dhe nuk mund të fshihet pas retorikës ‘përgjegjësi personale” “Kjo panoramë tregon që ne kemi një degradim të shtetit, për mënyrën se si Edi Rama arkitekti i këtij pushteti e ka krijuar dhe e përdor në favor të tij. Agasi kur është arrestuar ka qenë me krahun e djathtë të Prodës. AKSHI e kam thënë që është zemra e Kryeministrisë. Por ky person nuk ka vepruar i vetëm, ose ka pasur bekimin e Edi Ramës. Ka informacione që janë rrahur ish-ministra. Edi Rama thotë përgjegjësia është personale, por si ka mundësi që pranë vetes ka pasur Saimir Tahirin, Ilir Beqaj që tani është në arrest shtëpi, ka pasur Vangjush Dakon, Eron Veliaj, Arben Ahmetaj, Karçanajn, Ballukun, Agasin dhe tani kërkon të lajë duart si ponç pilati. Posti i Vlora Hysenit është edhe më i ndjeshëm se i Ballukut. Ka disa muaj që flitet për video dhe nuk është kaq e thjeshtë sa e bën Rama”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb