Ish-drejtues i analizës në SHISH, ish-ambasador gjatë pushtetit të PD-së dhe sot në ballë të protestave kundër qeverisë. Dr. Sandër Kovaçi nuk është thjesht një pedagog. Ai ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Slloveni (2008–2013) dhe ka drejtuar Departamentin e Analizës në SHISH (2013–2015). Në vitin 2022, gjatë protestave të pedagogëve, u përplas publikisht me Edi Ramën, i cili e akuzoi se po e përdorte sindikatën për qëllime politike. Kovaçi i hodhi poshtë këto interpretime. LEXO EDHE:Protestuesit i vunë zjarrin, Gjykata e Lartë: Shtyhen seancat gjyqësore, do të kryhen vetëm ato urgjente! Janë djegur edhe dosje, do të verifikojmë dëmet Sot, ai kërkon dorëheqjen e kryeministrit dhe mbështet protestat studentore. Ndërkohë, prania e vajzës së Sali Berishës dhe bashkëshortit të saj në protestën e sotme shton një dimension politik që meriton vëmendje. A bëhet fjalë vetëm për solidaritet me studentët, apo protesta po shndërrohet edhe në një front të përbashkët kundër qeverisë? Sigurisht që prania e Kovaçit, nën drejtimin e Argita Berishës e bashkëshortit të saj në krye të protestës së sotme ngre pikëpyetje serioze për përmasën politike të mobilizimit. Kur një drejtues sindikate kërkon largimin e kryeministrit dhe në të njëjtën protestë shfaqen figura të familjes së liderit historik të opozitës, pyetjet për raportin mes protestës studentore dhe betejës politike bëhen të pashmangshme. Lajmi kryesor: Një grup pedagogësh i bashkohen edhe sot protestës, përmbysin ‘karriget e dialogut’! Në krye ish-zyrtari i SHIK-ut të Berishës: Rama të dorëhiqet! Nuk mungon as dhëndrri dhe vajza e Berishës (VIDEO) SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise edi rama ALEKSANDER KOVACI Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.8% Disi 3.4% Vota total: 8356 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

