Shorti i Champions League Është hedhur shorti për sezonin e ri të UEFA Champions League, duke rezervuar përballje spektakolare që premtojnë emocione të mëdha në fazën e ligës. Europa është gati për një tjetër sezon spektakolar të Champions League, me përballje të mëdha që nisin që në fazën e ligës. Shorti i Champions League për sezonin e ri, i hedhur këtë të enjte në Monte Karlo, ka rezervuar një sërë përballjesh spektakolare në fazën e ligës. Goglat kanë prodhuar disa duele gjigantësh, duke premtuar një sezon të jashtëzakonshëm në kompeticionin më prestigjioz europian.
Ceremonia nisi, si zakonisht, me himnin e Champions League, përpara se UEFA të ndante edhe disa prej çmimeve të veçanta. Më pas, vëmendja u përqendrua te shorti, me Tierri Henri dhe David Vija që përcaktuan fatin e skuadrave.
Kampionët në fuqi të PSG-së do të përballen në shtëpi me Barcelonën, ndërsa francezët do të kenë edhe dy transferta të vështira në Angli, përballë Mançester Sitit dhe Aston Vilës. Edhe Barcelona ka një tjetër sfidë të madhe, pasi përveç transfertës në Paris, do të presë në shtëpi Mançester Sitin.
Spektakël pritet edhe për Real Madridin. “Los Blancos” do të presin Interin në shtëpi, ndërsa do të udhëtojnë në Londër për t’u përballur me Arsenalin.
Skuadra angleze, nga ana tjetër, do të ketë një transfertë të fortë në Mynih ndaj Bajernit, ndërsa në shtëpi do të presë Borusian e Dortmundit. Bajerni i Mynihut do të përballet gjithashtu me Atletikon e Madridit, ndërsa një tjetër transfertë e vështirë e pret në Angli, ndaj Mançester Junajtid.
Interi do të ketë përballë Liverpulin në shtëpi, ndërsa në transfertë do të luajë ndaj Realit të Madridit dhe Borusias së Dortmundit. Ekipet që përfjnë në fund të tetë ndeshjeve në tetë vendet e para kualifikohen direkt për në raundin e 1/16-ve. 16 ekipet e renditura nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-të shkojnë në play-off, ku tetë prej tyre do të kualifikohen për në raundin e 1/16-ve.
Ekipet e renditura nga vendi i 25-të deri në vendin e 36-të eliminohen dhe e mbyllin këtu rrugëtimin në Europë.
Ndeshjet e para do të zhvillohen nga 8 deri në 10 shtator 2026, me raundin e fundit të caktuar për 27 janar 2027. Finalja spektakolare do të zhvillohet në kryeqytetin spanjoll, Madrid, në “Metropolitano” më 5 qershor 2027.
shorti i champions league inter real madrid liverpul 1 2 3 4 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport Lojërat Mesdhetare/ Donjeta Sadiku shkruan historinë, mposht bokiseren e Serbisë dhe i dhuron Kosovës medaljen e parë të artë 27 Gusht 2026, 18:3618:36Sport Disiplina nuk fal mesfushorin e Partizanit, vendim edhe për trajnerin e Superiores 27 Gusht 2026, 18:2218:22Sport Goglat janë vetëm fillimi, superkompjuteri vendos fatin e fazës së Ligës në Champions League 27 Gusht 2026, 18:0118:01Sport Nga Strakosha e Pilo te Rrahmani e Muriqi, kush janë 7 shqiptarët që do të luajnë në fazën e Ligës në Champions League 27 Gusht 2026, 17:3917:39Sport UEFA kërcënon me burg Infantinon pas skandalit për shitjen e Kupës së Botës, “The Sun” publikon dokumentet e bujshme 27 Gusht 2026, 17:0617:06Sport Lojërat Mesdhetare/ Shqipëria zhgënjen në qitje dhe not, kuqezinjtë shkëlqejnë vetëm në mundje 27 Gusht 2026, 16:4416:44Sport

