Lajme Zone
Nga Rama te Vuçiç e Infantino, "mallkimi Kushner" që po fundos liderët
PolitikëPamfleti

Nga Rama te Vuçiç e Infantino, "mallkimi Kushner" që po fundos liderët

Emri i familjes Kushner, i lidhur ngushtë me ish-presidentin amerikan Donald Trump përmes marrëdhënieve familjare dhe të biznesit, po shfaqet gjithnjë e më shpesh në qendër të krizave politike dhe publike në vende të ndryshme të botës. Nga Ballkani në Australi, projektet e mbështetura nga Jared Kushner apo investimet e lidhura me familjen e tij kanë prodhuar një model të ngjashëm: premtime për miliarda dollarë investime, të ndjekura nga protesta masive, akuza për mungesë transparence, hetime penale dhe pasoja politike për liderët që i kanë promovuar.

Projektet e mbështetura nga Jared Kushner apo investimet e lidhura me familjen e tij kanë prodhuar një model të ngjashëm: premtime për miliarda dollarë investime, të ndjekura nga protesta masive, akuza për mungesë transparence, hetime penale dhe pasoja politike për liderët që i kanë promovuar... Emri i familjes Kushner, i lidhur ngushtë me ish-presidentin amerikan Donald Trump përmes marrëdhënieve familjare dhe të biznesit, po shfaqet gjithnjë e më shpesh në qendër të krizave politike dhe publike në vende të ndryshme të botës. Nga Ballkani në Australi, projektet e mbështetura nga Jared Kushner apo investimet e lidhura me familjen e tij kanë prodhuar një model të ngjashëm: premtime për miliarda dollarë investime, të ndjekura nga protesta masive, akuza për mungesë transparence, hetime penale dhe pasoja politike për liderët që i kanë promovuar.

Një nga rastet më domethënëse ishte Serbia. Projekti për ndërtimin e një kompleksi luksoz me hotel të markës Trump dhe kulla rezidenciale në vendin e ish-Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave në Beograd u prezantua si një investim strategjik.

Por vendi kishte një simbolikë të jashtëzakonshme për serbët, pasi ishte bombarduar nga NATO në vitin 1999. Vendimi për t'ia dhënë investitorëve të lidhur me familjen Kushner shkaktoi reagime të ashpra, protesta studentore dhe akuza se po cenohej memoria kombëtare.

Kriza u thellua kur autoritetet serbe nisën hetime ndaj zyrtarëve të përfshirë në procedurat e projektit, me akuza për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Në fund, Affinity Partners u tërhoq nga investimi, ndërsa projekti u anulua, duke lënë pas një faturë të rëndë politike për presidentin Aleksandër Vuçiç.

Edhe në Shqipëri, projektet turistike luksoze të Jared Kushner dhe Ivanka Trump në ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit u shoqëruan me polemika të forta.

Qeveria e Edi Ramës i prezantoi ato si investime strategjike që do të transformonin turizmin elitar shqiptar. Megjithatë, kundërshtarët ngritën shqetësime për ndikimin mbi zonat e mbrojtura, mungesën e transparencës dhe mënyrën se si u trajtuan procedurat shtetërore.

Më shumë se dy muaj më parë shpërthyen protesta të gjera të njohura si "Revolucioni i Flamingove", ku mijëra qytetarë dolën në rrugë kundër projekteve, duke i konsideruar ato një kërcënim për ekosistemin e zonës. Më pas, SPAK nisi hetime mbi dyshimet se një pjesë e tokës që përfi në projekt ishte përvetësuar përmes dokumenteve të falsifikuara, çështje që lidhet me veprimet e biznesmenit Artur Shehu. Protestat ende vazhdojnë në Shqipëri dhe pasqyrimi i tyre në mediat ndërkombëtare ka prishur imazhin dhe qetësin e Ramës, i cili po bën çdo përpjekje për t’i shuar ato.

Edhe në Australi, ndikimi rezultoi i ngjashëm. Një projekt për ndërtimin e një Trump Tower 91-katëshe në Gold Coast u prezantua si një investim prestigjioz. Megjithatë, kundërshtimi publik u rrit me shpejtësi. Mbi 140 mijë qytetarë firmosën peticione kundër projektit, ndërsa zhvilluesi lokal vendosi të tërhiqej, duke argumentuar se marka Trump ishte bërë "toksike" në tregun australian. Edhe ky projekt përfi pa u realizuar.

Familja Kushner pa një minierë të madhe ari në Kupën e Botës në SHBA, kështu që vendosi të bënte ‘pazarin’ e radhës me Presidentit e FIFA-s Gianni Infantion

Joshua Kushner dhe fondi i tij i investimeve ishin mes subjekteve që ofruan një marrëveshje shumë miliardë dollarëshe për blerjen e një pjese të të drejtave komerciale të FIFA-s, përfshirë të ardhurat nga Kupa e Botës.

Vetëm publikimi i këtij skenari shkaktoi reagime të forta në qarqet e futbollit ndërkombëtar. Shumë argumentuan se shitja e një pjese të të drejtave komerciale të eventit më të madh sportiv në botë do të ndryshonte modelin tradicional të administrimit të FIFA-s dhe do të rriste ndikimin e kapitalit privat mbi futbollin global.

Presioni ndaj presidentit Gianni Infantino është shtuar ndjeshëm. Edhe pse ky i fundit njoftoi anulimin e këtij projekti, pakënaqësi në rritje mes federatave anëtare dhe drejtuesve të futbollit sa vjen dhe rritet, me disa që po sugjerojnë shkarkimin e tij nga posti i presidentit.

Pavarësisht se të gjitha këto raste mund të jenë thjeshtë rastësi, të gjitha kanë në qendër familjen Kushner, dhe për liderët të cilët guxuan të bëjnë ‘biznes’ me të pati pasoja të mëdha./Pamfletikushner rama infantino Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Krenar Ahmeti thirrje protestuesve: Nëse e lëshoni frontin tani, mos u ankoni për 40 vite! 1 Gusht 2026, 20:4820:48Aktualitet Emigranti në protestë: Do i mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do i vëmë qeleshen! 1 Gusht 2026, 20:4120:41Aktualitet Protestuesi nga diaspora sulmon Ramën: I futi thikën pas shpine Kosovës, do përfjë në koshin e plehrave! 1 Gusht 2026, 20:2620:26Aktualitet Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën, banorët paralajmërojnë qëndresë 1 Gusht 2026, 20:1520:15Aktualitet “Duhet të kërkojmë decentralizim”, aktivisti: Autokratët e lidhur me krimin duan të mbajnë pushtetin 1 Gusht 2026, 20:0920:09Aktualitet 63 ditë pa ndalur! Diaspora zbret në shesh, mijëra protestues ‘pushtojnë’ Kryeministrinë 1 Gusht 2026, 19:4419:44Aktualitet