Fatri Islamaj është zgjedhur anëtari i ri i Këshillit të Lartë Gjyqësor që do të përfaqësojë Gjykatën e Apelit. Sipas informacioneve, Islamaj ka marrë 190 vota, kundrejt kandidates tjetër në garë, Igerta Hysit që mori vetëm 171 vota. Fatri Islamaj Pak më herët u bë me dije se Sandër Simoni do të përfaqësojë Gjykatën e Lartë në KLGJ. Përmes shortit, Simoni u zgjodh fitues përballë gjyqtares Arbena Ahmeti. EMRI/ Zgjidhet një nga anëtarët e rinj të KLGJ-së
25 Shtator, 18:06 Kujtojmë se për përfaqësimin e Gjykatave të Shkallës së Parë, kandidaturat e prezantuara janë Matilda Llangozi, Brunilda Kadi dhe Manjola Xhaxho. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

