Aleksandër Vuçiç dha dorëheqjen këtë mbrëmje nga posti i Presidentit të Serbisë, pas më shumë se nëntë vitesh në krye të shtetit. Në fjalimin e fundit nga Presidenca, ai bëri një bilanc të dy mandateve, por foli edhe për rrugën që, sipas tij, Serbia duhet të ndjekë më tej, duke u ndalur te Kosova, kursi evropian, marrëdhëniet me Lindjen dhe zhvillimi ekonomik. “Sot është dita, të nderuar qytetarë, kur jap dorëheqjen dhe, për herë të fundit në detyrën e Presidentit të Republikës, do të përpiqem të mos ju lodh me shifra, ose të paktën jo as gjysmën e asaj që mundem, por të them disa fjalë për kapitullin e ri që e pret Serbinë dhe për atë që duhet të bëjnë ata që marrin besimin e popullit”, tha Vuçiç. LEXO edhe...'Mos hiqni dorë nga Kosova', Vuçiç lë porosinë para largimit nga Presidenca Dhe pikërisht te ky “kapitull i ri”, Vuçiç përfshiu edhe Kosovën. Mes porosive për ata që do të drejtojnë Serbinë në të ardhmen, ai tha se duhet të vazhdojë mbështetja për serbët në Kosovë dhe kundërshtoi idenë që Beogradi të heqë dorë prej saj për t'u përqendruar te e ardhmja. “Do të duhet të mbrojmë popullin tonë në Kosovë dhe Metohi dhe të mos lejojmë ata që do të përpiqen t’i bindin të gjithë që të heqim dorë sa më shpejt nga Kosova, sepse kështu, sipas tyre, nuk do të shohim më nga e kaluara, por nga e ardhmja. Prandaj, të gjithë do të duhet t’i rezistojnë kësaj. Qytetarët le të mendojnë vetë”, tha Vuçiç. Nga Kosova, Vuçiç e zgjeroi mesazhin te drejtimi politik dhe ekonomik që Serbia duhet të ndjekë në vitet e ardhshme. Ai kërkoi vazhdimin e rrugës evropiane, por njëkohësisht ruajtjen e lidhjeve me ato që i cilësoi si “miqtë tradicionalë në Lindje”. Në të njëjtën pjesë të fjalimit, ai e lidhi të ardhmen e vendit edhe me zhvillimin teknologjik. Vuçiç foli për inteligjencën artificiale, robotikën dhe inovacionin, duke paralajmëruar se Serbia nuk duhet të mbetet pas në një kohë kur, sipas tij, Evropa ka humbur terren në raport me SHBA-në dhe Kinën. “Serbia, duke vazhduar rrugën e saj evropiane dhe duke u kujdesur për miqtë e saj tradicionalë në Lindje, do të duhet të zhvillohet ekonomikisht edhe më shpejt”, tha ai. Përpara se të fliste për atë që e pret Serbinë, Vuçiç u kthye pas në vitet e tij në pushtet. Ai falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe për dy fitoret në zgjedhjet presidenciale të viteve 2017 dhe 2022. “Me mirënjohje të jashtëzakonshme, jo vetëm për dy fitoret madhështore në vitet 2017 dhe 2022, që në raundin e parë dhe me diferencë të madhe, por mbi të gjitha ju falënderoj që keni qëndruar gjithmonë në krah të vendit tuaj”, tha ai. Një pjesë të bilancit Vuçiç ia kushtoi ekonomisë. Ai krahasoi situatën e sotme me vitin 2012, duke deklaruar se atëherë papunësia ishte 25,9 për qind dhe papunësia mes të rinjve 54 për qind. Sipas tij, borxhi publik, që kur u bë kryeministër ishte 77 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, sot është 43 për qind. Ai tha gjithashtu se gjatë këtyre viteve janë hapur më shumë se 300 fabrika dhe impiante dhe se Serbia, pavarësisht se ka rreth 500 mijë banorë më pak, ka sot 500 mijë të punësuar më shumë se në vitin 2012. “Këto janë fakte, këto janë rezultatet, siç thotë tabela e rezultateve, pavarësisht nëse dikujt i pëlqen t’i dëgjojë apo jo”, deklaroi Vuçiç. Bilancin e tij e lidhi edhe me krizat që Serbia ka kaluar gjatë kësaj periudhe, nga pandemia e Covidit te lufta mes Rusisë dhe Ukrainës dhe konfliktet e tjera në botë. Sipas Vuçiçit, Serbia gjatë kësaj kohe ka arritur të ruajë paqen dhe stabilitetin. Para se të largohej nga Presidenca, Vuçiç njoftoi edhe një prej vendimeve të tij të fundit si kreu i shtetit: faljen dhe amnistimin e 49 personave. Ai tha se 23 prej tyre lidhen me ngjarjet e një viti e gjysmë të fundit në Serbi. “Mora vendimin për faljen dhe amnistimin e 49 personave. Prej tyre, 23 persona lidhen me të gjitha këto ngjarje të tmerrshme nëpër të cilat kemi kaluar gjatë një viti e gjysmë të fundit”, tha ai. Por fjalimi i lamtumirës nga Presidenca nuk është edhe një lamtumirë nga politika. Vuçiç do të hyjë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit, pasi Partia Progresive Serbe e ka vendosur në krye të listës zgjedhore dhe e ka kandiduar për kryeministër. Vuçiç u zgjodh President për herë të parë në prill të vitit 2017 dhe mori mandatin e dytë në vitin 2022. Me dorëheqjen e tij hapet procedura për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, ndërsa ai ka deklaruar më herët se detyrën e Presidentit të përkohshëm duhet ta marrë kryetarja e Asamblesë Kombëtare, Ana Brnabiç. Ora 20:29 'Mos hiqni dorë nga Kosova', Vuçiç lë porosinë para largimit nga Presidenca Aleksandër Vuçiç e vendosi Kosovën mes çështjeve që, sipas tij, Serbia do të duhet të përballet edhe pas largimit të tij nga Presidenca.“Do të duhet të mbrojmë popullin tonë në Kosovë dhe Metohi dhe të mos lejojmë ata që do të përpiqen t’i bindin të gjithë që të heqim dorë sa më shpejt nga Kosova, me arsyetimin se kështu nuk do të shohim më nga e kaluara, por nga e ardhmja. Të gjithë do të duhet t’i rezistojnë kësaj. Qytetarët le të mendojnë vetë”, tha Vuçiç.Ai shtoi se Serbia duhet të vazhdojë rrugën evropiane, të ruajë marrëdhëniet me “miqtë tradicionalë në Lindje” dhe të përshpejtojë zhvillimin ekonomik.“Do të duhet të mbrojmë popullin tonë në Kosovë dhe Metohi dhe të mos lejojmë ata që do të përpiqen t’i bindin të gjithë që të heqim dorë sa më shpejt nga Kosova, sepse kështu, sipas tyre, nuk do të shohim më nga e kaluara, por nga e ardhmja. Prandaj, të gjithë do të duhet t’i rezistojnë kësaj. Qytetarët le të mendojnë vetë. Do të duhet të vazhdojmë zhvillimin ekonomik, por kur flasim për zhvillimin ekonomik, do të duhet të kujdesemi për inovacionin, inteligjencën artificiale dhe robotët, që të mos mbetemi pas.Një herë jua kam treguar këtë. Kur isha në Paris, ata amerikanë që zotërojnë kompanitë më të mëdha satelitore në botë më thanë: ‘Jemi pesë ose gjashtë muaj përpara kinezëve’. Nuk e di, por ajo garë është shumë e pasigurt. Por, siç më thanë, pesë ose gjashtë muaj në këtë biznes, në një epokë kur vendimet merren shpejt dhe gjërat ndryshojnë me shpejtësi, janë shumë. Kur pyeta se sa prapa jemi ne evropianët, më thanë: ‘Shtatë deri në tetë vjet’. Atëherë shikoni vetë se sa prapa jemi. Dhe për këtë arsye Serbia, duke vazhduar rrugën e saj evropiane dhe duke u kujdesur për miqtë e saj tradicionalë në Lindje, do të duhet të zhvillohet ekonomikisht edhe më shpejt”, tha Vuçiç. Share Ora 20:15 Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen: Serbia po hyn në një kapitull të ri! Aleksandër Vuçiç ka njoftuar gjatë fjalimit të tij dorëheqjen nga posti i Presidentit të Serbisë. “Ka ardhur ora e vendimit”, tha ai, ndërsa falënderoi qytetarët për besimin që i dhanë në dy zgjedhje presidenciale. Vuçiç tha se Serbia po hyn në një “kapitull të ri”, ndërsa pjesën e fundit të fjalimit si President po ia kushton bilancit të viteve të tij në pushtet.“Ka ardhur ora e vendimit. Historia na mëson se përparimi nuk arrihet kurrë rastësisht, por përmes zgjedhjeve të vështira, përgjegjësisë përpara ndërgjegjes sonë dhe vendosmërisë për të ecur përpara. Këtë e ka thënë Uinston Çërçill kur ndodhej në një situatë të ngjashme me atë ku ndodhem unë sonte. Pas vitesh në krye të shtetit, e kupton se përparimi rrallë vjen aq shpejt sa do të dëshiroje.Në të njëjtën frymë, Presidenti i Kinës, Si Xhinping, thotë: ‘Mos harroni kurrë pse e nisët dhe do ta përmbushni misionin tuaj’. Mandati i Presidentit të Republikës fitohet në zgjedhje të drejtpërdrejta, pa kalkulime, pa marrëveshje, me ndershmëri dhe në mënyrë demokratike. U jam mirënjohës qytetarëve që në dy raste më dhanë në masë të madhe besimin e tyre njerëzor dhe, në këtë mënyrë, më dhanë detyrën dhe përgjegjësinë më të lartë që mund t’i jepet një njeriu.Sot është dita, të nderuar qytetarë, kur jap dorëheqjen dhe, për herë të fundit në detyrën e Presidentit të Republikës, do të përpiqem të mos ju lodh me shifra, ose të paktën jo as gjysmën e asaj që mundem, por të them disa fjalë për kapitullin e ri që e pret Serbinë dhe për atë që ai përfaqëson.Duhet të kujtojmë vitin 2012. Djemtë dhe vajzat e reja, që atëherë nuk ishin në moshë madhore ose as afër saj, nuk mund ta kujtojnë, por ne që jemi më të mëdhenj mund ta kujtojmë me lehtësi. Nga një normë papunësie prej 25,9 për qind dhe papunësi mes të rinjve prej 54 për qind, pra pothuajse asnjë i ri nuk punonte, deri te kursi i dinarit, kur çdo mëngjes zgjoheshit dhe prisnit me më shumë pasiguri të mësonit sa ishte kursi i dinarit sesa si do të ishte moti. Deri te humbja e 500 mijë vendeve të punës në vetëm tre apo katër vjet të mandatit të papërgjegjshëm të dikujt.Kur u bëra kryeministër, borxhi publik ishte në nivelin 79 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Sot, falë jush, të nderuar qytetarë të Serbisë, Serbia është një vend me borxh të ulët, me një nivel borxhi dy herë më të ulët se vendet më të zhvilluara të Bashkimit Evropian. Pra, jemi në nivelin 43 për qind të borxhit publik në raport me prodhimin e brendshëm bruto, ndërsa mesatarja në Bashkimin Evropian është 84-85 për qind”, tha Vuçiç. Share Ora 19:56 Vuçiç del para mbështetësve pak para se të japë dorëheqjen si president: Faleminderit që qëndruat me vendin tuaj Qytetarë dhe mbështetës të Aleksandër Vuçiç janë mbledhur këtë mbrëmje para Presidencës në Beograd, pak para se ai të dorëzojë dorëheqjen. Vuçiç doli para tyre dhe i falënderoi për mbështetjen gjatë dy mandateve, ndërsa tha se Serbia ka arritur të ruajë paqen dhe stabilitetin pavarësisht krizave të viteve të fundit.“Me mirënjohje të jashtëzakonshme, jo vetëm për dy fitoret madhështore në vitet 2017 dhe 2022, që në raundin e parë dhe me diferencë të madhe, por mbi të gjitha ju falënderoj që keni qëndruar gjithmonë në krah të vendit tuaj. Kemi pasur shumë momente të vështira, nga Covidi te konflikti ruso-ukrainas dhe konfliktet në mbarë botën. Gjithmonë kemi arritur të ruajmë paqen, të ruajmë stabilitetin e vendit tonë. Gjithmonë kemi arritur të dalim më të fortë dhe ta forcojmë ekonominë tonë çdo vit”, tha Vuçiç. Share U.D/ReportTv.al aleksander vucic beograd serbi Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.4% Jo 38.8% Disi 6.8% Vota total: 1740 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

