Lajme Zone
Nga paraburgimi në telenovelë, tani edhe këmba e Lali Zdromsit kërkon solidaritet kombëtar
PolitikëCNA

Nga paraburgimi në telenovelë, tani edhe këmba e Lali Zdromsit kërkon solidaritet kombëtar

Erion Veliaj ka vendosur që çdo shqetësim personal ta kthe...

Erion Veliaj ka vendosur që çdo shqetësim personal ta kthejë në një çështje publike, çdo problem shëndetësor në një akuzë për keqtrajtim dhe çdo vështirësi të jetës në paraburgim në një episod të ri të një drame që duhet ta ndjekë e gjithë Shqipëria. Pas avokatëve, deklaratave, letrave dhe pretendimeve për persekutim politik, tani në skenë ka dalë edhe këmba, e cila duket se është bërë personazhi i radhës në këtë serial të pafund viktimizimi. Një tjetër mashtrim nga mediat e Veliajt, kryebashkiaku shkoi dhe bëri grafinë 7 Nëntor, 13:12 Gjatë gjithë kësaj kohe, shqiptarët kanë mësuar më shumë për gjendjen shëndetësore të Zdromsit sesa do të kishin dashur ndonjëherë.

Kemi mësuar kur bën kolonoskopi, kur një rrahje zemre nuk duket se rakordon me të tjerat, kemi ndjekur kontrolle të ndryshme mjekësore, shqetësime që kërkojnë verifikim dhe tani edhe pasojat e dëmtimeve nga futbolli (thonë që as të luajë nuk di). Me pak fjalë, publiku është bërë pjesë e një buletini të përditshëm mjekësor, ku çdo kontroll, çdo analizë dhe çdo dëmtim duket se duhet të marrë vëmendjen e një ngjarjeje kombëtare. Erion Veliaj përfn në spital

17 Korrik, 14:10 Madje, nga burime të sigurta kemi mësuar se parametrat e përgjithshëm shëndetësorë të Veliajt janë në nivele shumë të mira, pra, siç thuhet në gjuhën e përditshme, janë top. Me përjashtim të ndonjë problemi që mund të ketë me mendtë e kokës, të dhënat që disponohen për gjendjen e tij fizike nuk flasin për ndonjë situatë të rënduar shëndetësore. Kjo e bën edhe më të vështirë të kuptohet përpjekja për të paraqitur çdo kontroll, çdo shqetësim apo një dëmtim ortopedik si një dramë të madhe, sikur kemi të bëjmë me një pacient në gjendje kritike.

Por këtë herë drama është edhe më e madhe, sepse bëhet fjalë për këmbën. Veliaj i thyen të tëra/ Thelbi është korrupsioni me miliona dhe jo masa e arrestit

20 Shtator, 10:57 Në të vërtetë, nuk kemi të bëjmë me ndonjë sëmundje të rëndë, ndonjë patologji të pazakontë apo një problem mjekësor pa zgjidhje. Është një çështje ortopedike, një frakturë që nuk është bashkuar siç duhet dhe që kërkon një ndërhyrje për të stabilizuar kockën dhe për ta ndihmuar të bashkohet përsëri. Një procedurë që ortopedët e njohin mirë, që kryhet në spital dhe që pasohet nga një periudhë rikuperimi.

Nuk është as operacion i jashtëzakonshëm dhe as një situatë pa zgjidhje. Është një problem që kërkon mjekim, jo një fushatë solidariteti kombëtar. Lajmëtari i burgut që refuzon të harrohet 7 Nëntor, 15:41 Sipas informacioneve nga burime të sigurta, problemi i këmbës nuk është një zhvillim i papritur i ditëve të fundit. Madje, bëhet fjalë për një shqetësim për të cilin i është ofruar mundësia e trajtimit edhe më parë, por që, sipas këtyre burimeve, zdromsi nuk ka pranuar të mjekohet që prej muajit gusht për shkak se priste vendimin e Gjykatës së Lartë. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë lind një kontradiktë e madhe mes refuzimit të trajtimit kur mundësia ka ekzistuar dhe pretendimit të sotëm se dikush e ka lënë qëllimisht në atë gjendje.

Nuk mund të refuzosh mjekimin për muaj të tërë dhe më pas ta paraqesësh përkeqësimin e një problemi si provë të një komploti kundër teje. Nuk mund të kthesh një vendim personal për të mos u trajtuar se pret të dalësh, në një akuzë publike për keqtrajtim, aq më pak kur bëhet fjalë për një problem që ka zgjidhje përmes ndërhyrjes mjekësore. Mashtrimet më famoze të Erion Veliajt 5 Nëntor, 12:07 Në Shqipëri, njerëz të panumërt dëmtohen duke luajtur futboll, pësojnë fraktura, operohen, kalojnë periudhën e rikuperimit dhe vazhdojnë jetën e tyre pa pasur nevojë të njoftojnë çdo ditë opinionin publik për gjendjen e kyçit, gjurit apo këmbës. Askush nuk u kërkon të gjithë shqiptarëve të bëhen pjesë e kartelës së tyre mjekësore, as nuk e kthejnë çdo vizitë te ortopedi në një betejë me shtetin.

Por kur bëhet fjalë për Zdromsin, edhe një ndërhyrje ortopedike duket se duhet të marrë përmasat e një çështjeje kombëtare. Për atë nuk mjafton që të marrë trajtimin e nevojshëm, duhet edhe të ndërtohet narrativa se dikush po e pengon, dikush po e ndëshkon dhe dikush po e lë qëllimisht të vuajë. Këmba, në këtë rast, nuk është më thjesht një çështje shëndetësore, por një instrument tjetër për të ushqyer imazhin e viktimës. Skema e Veliajt është viktimizimi/ Ardit Gjoklaj nuk harrohet 3 Nëntor, 12:32 Askush nuk ka të drejtë ta pengojë Zdromsin të marrë kujdesin shëndetësor që i nevojitet, por as ai nuk mund ta përdorë këtë të drejtë si mburojë për të ngritur akuza pa prova. Përndryshe do i nxjerrim çfarë ka thënë ekzaktësisht mjeku. Shteti ka detyrimin të garantojë vizitat, ndërhyrjen dhe rikuperimin e tij, ndërsa ai ka përgjegjësinë të bashkëpunojë me mjekët dhe të mos refuzojë trajtimin e më pas të akuzojë të tjerët për pasojat.

Në fund të fundit, për këmbën e Zdromsit nuk nevojitet solidariteti i gjithë Shqipërisë, por një ortoped, ndoshta dhe i Memorialit të Fierit (kujtohuni sa lart e ka ngritur kryeministri këtë strukturë për nga cilësia) një ndërhyrje për të bashkuar kockën dhe pak kohë për pushim e durim për rikuperimi. Katër faqet e piramidës së mashtrimit të Veliajt 5 Nëntor, 11:16 Kohë Zdromsi ka me bollëk, kurse durim akoma më tepër se po merr nga durimi i gjithë shqiptarëve çdo ditë, të cilët po kthehen në spektatorë të çdo kontrolli, analize apo traume futbollistike të tij. Ky vend ka mjaftueshëm halle të vërteta për të mos e kthyer edhe një frakturë që kërkon trajtim ortopedik në një dramë kombëtare. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.