Lajme Zone
Nga paraburgimi i Fierit në urgjencë, Arben Voja shtrohet në spitalin që drejtonte
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Nga paraburgimi i Fierit në urgjencë, Arben Voja shtrohet në spitalin që drejtonte

Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, i arrestuar një ditë më parë, ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në ambientet e paraburgimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, i arrestuar një ditë më parë, ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në ambientet e paraburgimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier. Për shkak të komplikacioneve shëndetësore, ai është transportuar mbrëmjen e djeshme në Spitalin Rajonal të Fierit, të njëjtin institucion që drejtonte deri në momentin e arrestimit.

Sipas burimeve nga spitali, Arben Voja ndodhet në katin e dytë të këtij institucioni, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore. Top Channel