Më 14 nëntor, Partia Socialiste do të zhvillojë Asamblenë Kombëtare, konfirmojnë burime për Report Tv. Ngjarja vjen në një moment të disa zhvillimeve politike. Së fundmi, Shqipëria mori në dorë progresraportin e Komisionit Europian lidhur me negociatat për anëtarësimin dhe udhërrëfyesin. LEXO edhe...Ylli Pata: Nga Serbia të demokratët amerikanë, pse kërkohet gjithmonë importim revolucioni? Kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe kreu i PS, është akuzuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli, se ka urdhëruar transferimin e tij në burgun e Fierit. Sipas Veliajt, përmes Toni Gogut, i janë dërguar kërkesa për të pranuar përfshirjen në protesta, dorëheqje nga bashkia dhe përfaqësimi prej Plarent Ndrecës. Ndërkohë, presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 9 majin 2027 për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ky zhvillim pasoi edhe miratimin e reformës territoriale sipas hartës së propozuar nga socialistët, me 46 bashki (15 bashki u reduktuan). Gjithashtu, prej tetorit, protestuesit vijuan me tubime që u përshkallëzuan në akte dhune duke djegur institucione, banka e biznese. Këto veprime sollën përplasje të forta me protestuesit dhe policinë, arrestime e deri në miratimin e aktit normativ për tubimet. P.J/ReportTv.al asambleja e PS edi rama zgjedhjet vendore 2027 reforma territoriale lufta veliaj rama protestat kunder qeverise progres raporti per shqiperine integrimi ne be Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.5% Veliajn 22.9% Asnjërin 21.7% Vota total: 577 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

