Renis Dobra Sipas SPAK, viktima u ndoq në Burrel, u bllokua me automjet, u mor me forcë dhe më pas u dhunua deri në vdekje. Trupi dhe makina e tij dyshohet se u hodhën në liqenin e Ulzës për të fshehur krimin. Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj katër personave të akuzuar për përfshirje në ngjarjen e rëndë të 8 korrikut 2025.
Në gjyq janë dërguar Fation Bushgjokaj, Petrit Hoxha (Çakraj), Kristë Bushgjokaj dhe Aleksandër Bushgjokaj, të cilët akuzohen se kanë vepruar në mënyrë të koordinuar për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të Dobrës.
Ata akuzohen nga SPAK për veprat penale “Rrëmbim ose mbajtje peng të personit”, të kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje të veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Hetimi i SPAK ka rindërtuar hap pas hapi lëvizjet e tyre më 8 korrik 2025, duke u mbështetur te pamjet e kamerave të sigurisë, të dhënat GPS të automjeteve të marra me qira, tabulatet telefonike dhe materialet e nxjerra nga telefonat e personave nën hetim.
Sipas dosjes, të pandehurit kanë lëvizur në qytetin e Burrelit dhe përgjatë aksit Klos–Zenisht, në kërkim të Renis Dobrës.
Pranë vendit të quajtur “Ura e Matit”, Dobra është pikasur duke lëvizur me automjetin e tij “Benz”. Pas tij, sipas SPAK, është vënë një “Hyundai Santa Fe”, ku ndodheshin Petrit Hoxha (Çakraj) dhe Kristë Bushgjokaj.
Hetuesit thonë se Hoxha dhe Kristë Bushgjokaj kanë sinjalizuar më pas Fation dhe Aleksandër Bushgjokajn, të cilët ndodheshin në një automjet tjetër tip “Range Rover”.
Ndjekja ka vazhduar deri në vendin e quajtur “Kroi i Suçit”, ku rreth orës 21:58, sipas rezultateve të hetimit, “Range Rover”-i i ka bllokuar rrugën automjetit të Dobrës.
Në njoftimin e SPAK thuhet se, në këtë moment Renis Dobra është nxjerrë me forcë nga makina e tij dhe, nën dhunë, është futur në “Range Rover”.
Pas rrëmbimit, tre automjetet kanë udhëtuar njëri pas tjetrit nga Burreli në drejtim të Ulzës dhe Shkopetit. Sipas SPAK, gjatë kësaj faze Dobra është dhunuar dhe më pas i është shkaktuar vdekja, konstatim që, sipas organit të akuzës, mbështetet edhe nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor.
Më pas, automjeti i Renis Dobrës, së bashku me trupin e tij, është hedhur në drejtim të ujërave të liqenit të Ulzës, me qëllim fshehjen dhe zhdukjen e tij.
Nga tërësia e provave të administruara, Prokuroria e Posaçme ka arritur në përfundimin se plani për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës ka qenë i strukturuar dhe i koordinuar dhe se veprimet janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Dosja tashmë i ka kaluar Gjykatës së Posaçme, e cila do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për kalimin e çështjes në gjykim. Njoftimi i plotë i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 181 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve:
Fation BushgjokajPetrit Hoxha (Çakraj)Kristë BushgjokajAleksandër Bushgjokaj
Të katër të pandehurit akuzohen për veprat penale: “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal”; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 109/3, 28/4, 333/a/2 dhe 334/2 të Kodit Penal.
Procedimi është regjistruar për faktin penal të datës 8.7.2025, ku, sipas rezultateve të hetimit, Fation Bushgjokaj, Petrit Hoxha (Çakraj), Kristë Bushgjokaj dhe Aleksandër Bushgjokaj kanë kryer veprime të koordinuara me qëllim rrëmbimin dhe mbajtjen peng të shtetasit R.D.
Nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe të dhënave të pajisjeve GPS të automjeteve të marra me qira dhe provave të tjera të administruara gjatë hetimit, është dokumentuar lëvizja e të pandehurve në qytetin e Burrelit dhe në aksin rrugor Klos–Zenisht, në kërkim të viktimës. Sipas hetimit, pranë vendit të quajtur “Ura e Matit”, shtetasi R.D. është pikasur në automjetin e tij Benz dhe është ndjekur nga automjeti Hyundai Santa Fe, në të cilin ndodheshin Petrit Hoxha (Çakraj) dhe Kristë Bushgjokaj. Këta provohet se kanë sinjalizuar Fation dhe Aleksandër Bushgjokajn, të cilët ndodheshin në një automjet tjetër, Range Rover.
Ndjekja ka vijuar deri në vendin e quajtur “Kroi i Suçit”, ku rreth orës 21:58, provohet se automjeti Range Rover i ka bllokuar rrugën viktimës. Sipas rezultateve të hetimit, R.D. është nxjerrë forcërisht nga automjeti i tij dhe nën dhunën e autorëve, është futur në automjetin Range Rover.
Më pas të tre automjetet kanë ecur njëri pas tjetrit nga qyteti i Burrelit në drejtim të Ulzës dhe Shkopetit, ku provohet se është dhunuar dhe më pas i është shkaktuar vdekja shtetasit R.D. nga autorët e veprës penale. Kjo vërtetohet edhe nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor.
Sipas hetimit, më pas automjeti i viktimës, së bashku me trupin e tij, është hedhur në drejtim të ujërave të liqenit të Ulzës, me qëllim fshehjen dhe zhdukjen e tij.
Nga analiza e lëvizjeve të automjeteve, këqyrja e kamerave pranë vendngjarjes, pajisjeve GPS, tabulateve telefonike dhe të dhënave të nxjerra nga pajisjet telefonike të personave nën hetim, është arritur në përfundimin se plani për rrëmbimin dhe vrasjen e shtetasit R.D. ka qenë i strukturuar dhe i koordinuar, duke e kryer veprën penale në kuadër të bashkëpunimit të posaçëm të grupit të strukturuar kriminal. 640 0 686eb36c6a043 1 renis dobra1 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Drogë dhe vjedhje, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë 7 Tetor 2026, 13:4013:40Kronike I akuzuar nga SPAK si pjesë e grupit të Laert Haxhiut, Kristi Bixheku del nga burgu 7 Tetor 2026, 13:3913:39Kronike Grabitje në mes të rrugës në Durrës, arrestohet 40-vjeçari që u vidhte grave varëset nga qafa 7 Tetor 2026, 13:0313:03Kronike Mashtrimet me Call Center-at/ 4 nëna dërgohen në burg, Greta Gjoci me foshnjën 3-muajshe në qeli 7 Tetor 2026, 12:5112:51Kronike Tragjedi në Itali, 59-vjeçari shqiptar humb jetën pasi bie nga skela; nisin hetimet për vrasje nga pakujdesia 7 Tetor 2026, 12:1212:12Kronike Shpërthimi me tritol në Elbasan, dyshohet për mesazh paralajmërimi ndaj 69-vjeçarit 7 Tetor 2026, 10:5510:55Kronike

