Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se nga 1 janari 2027 do të hyjnë në fuqi ndryshimet e parashikuara në Ligjin e ri të Pagesave, të cilat synojnë uljen e kostove të pagesave me kartë për bizneset dhe qytetarët. Sipas ministres, ligji i ri parashikon kufizimin e komisionit ndërbankar në 0,2% për kartat e debitit dhe 0,3% për kartat e kreditit, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian. Këto ndryshime pritet të ulin kostot e transaksioneve për tregtarët dhe të nxisin përdorimin e pagesave elektronike. LEXO edhe...Raporti i OKB/ 95% e bizneseve kanë punë, por jo punonjës, në një vit nga Shqipëria ikin mbi 10.000 punonjës në emigrim! “Pagesat me kartë po bëhen më të lira për bizneset dhe më të lehta për qytetarët! Nga 1 janari 2027, me Ligjin e ri të Pagesave, komisioni ndërbankar kufizohet në 0,2% për kartat e debitit dhe 0,3% për kartat e kreditit, sipas standardeve të Bashkimit Europian, duke ulur kostot e transaksioneve deri në 1,3%”, deklaroi Ibrahimaj. Një tjetër nismë që po zbatohet është programi “Cashless Albania”, përmes të cilit synohet zgjerimi i përdorimit të terminaleve POS në pikat e shitjes. Objektivi është që deri në dhjetor 2026, të gjithë tregtarët që u shërbejnë konsumatorëve të pajisen me këto pajisje, duke mundësuar pagesat me kartë. “Përmes programit Cashless Albania, po zgjerojmë përdorimin e terminaleve POS, me qëllim që të gjithë tregtarët që u shërbejnë konsumatorëve të pajisen me këto pajisje deri në dhjetor 2026”, theksoi Ibrahimaj. Sipas ministres, ulja e kostove për bizneset, lehtësimi dhe siguria e pagesave për qytetarët, si dhe zgjerimi i përdorimit të pagesave elektronike, janë pjesë e përpjekjeve për ndërtimin e një ekonomie më moderne dhe transparente. A.C/ReportTv.al bizneset komisionet bankare Cashless Albania Delina Ibrahimaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 71.5% Të gabuar 25.5% Nuk e di 3% Vota total: 1857 Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?
