Dy raste në Shtetet e Bashkuara kanë rikthyer debatin mbi dënimin me vdekje: rasti i Christa Pike, e cila raportohet se i mbijetoi një procedure ekzekutimi në Tenesi, dhe njoftimi për transmetimin e mundshëm drejtpërdrejt të ekzekutimit të Nidal Malik Hasan, të dënuarit për sulmin e vitit 2009 në Fort Hood. Çështjet ngrenë pikëpyetje mbi sigurinë e procedurave, transparencën institucionale dhe kufirin mes drejtësisë dhe spektaklit publik.
Dënimi me vdekje është rikthyer në qendër të debatit në SHBA, ku dy raste të ndryshme kanë hapur diskutime mbi mënyrën se si shteti zbaton dënimin më të rëndë dhe mbi kufijtë etikë të ekspozimit të tij para publikut.
Në njërën anë është Christa Pike, e dënuar me vdekje në Tenesi, për të cilën mediat kanë raportuar se procedura me injeksion vdekjeprurës nuk përfi me vdekjen e saj. Në anën tjetër është Nidal Malik Hasan, ish-psikiatri ushtarak i dënuar për masakrën në bazën ushtarake Fort Hood, rasti i të cilit është përfshirë në një debat të ri pas raportimeve për një transmetim të mundshëm të ekzekutimit.
Të dyja çështjet kanë rikthyer pyetjen se deri ku mund të shkojë pushteti i shtetit gjatë zbatimit të një dënimi dhe nëse ekzekutimet duhet të mbeten procedura të kufizuara për dëshmitarë të autorizuar apo të shndërrohen në ngjarje të transmetuara për një audiencë të gjerë.
Christa Pike, 50 vjeçe, u dënua me vdekje për vrasjen e Colleen Slemmer, një studenteje 19-vjeçare, në vitin 1995. Sipas raportimit të mediave, ekzekutimi i saj ishte planifikuar për 30 shtator në Tenesi, por procedura nuk përfi siç ishte parashikuar.
Raportohet se Pike-s iu administruan dy doza pentobarbital, por ajo mbijetoi. Rasti ka rikthyer vëmendjen te problemet që janë evidentuar ndër vite gjatë përdorimit të injeksioneve vdekjeprurëse në SHBA.
Kjo metodë është paraqitur shpesh si një mënyrë më e kontrolluar e ekzekutimit, por raste të mëparshme kanë ngritur pikëpyetje për vështirësitë në vendosjen e linjave intravenoze, efektivitetin e barnave dhe mungesën e transparencës mbi protokollet e përdorura. Top Channel

