Nga largimi me lotarinë amerikane në vitin 1996, te mandati i tretë në Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit të Connecticut-it. Ky është rrugëtimi i Joe Hoxhës, të vetmit shqiptar që siguroi një mandat në Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit të Connecticut-it, duke fituar si republikan përballë demokratit Nate Brown, me vetëm 164 vota diferencë. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu në “Shtypi i Ditës dhe Ju”, 34-vjeçari i lindur në Tiranë rrëfeu vështirësitë e familjes kur mbërriti në Amerikë. Ishte vetëm katër vjeç kur prindërit nisën një jetë të re. LEXO edhe...Lufta në Iran/ Teherani i dërgon SHBA-së një propozim bërthamor përmes Katarit! Vendosin 7 kushte për negociatat “Në vitin 1996 na doli lotaria për të ardhur në Amerikë. Na pritën disa kushërinj nga ana e babait, në Ëaterbury. Kur filluam jetën këtu, ishte pak e vështirë. Duhej të punonim dy-tri punë, pa makinë, pa mjete, pa asnjë gjë. Por prindërit bënë punë të mirë dhe ecën përpara”, tha ai për Report Tv. Interesi për politikën i lindi që në fëmijëri. Hoxha kujton zgjedhjet presidenciale të vitit 2000, kur ndiqte garën mes George Bushit dhe Al Gore. Familja e tij mbështeste demokratët, edhe për shkak të vlerësimit për Bill Clintonin dhe kontributin e tij për shqiptarët. Por Joe Hoxha zgjodhi bindjet konservatore dhe u angazhua me republikanët. Sot përfaqëson distriktin e 78-të në parlamentin e Connecticut-it. Gara për mandatin e tretë ishte e para ku u përball me një rival demokrat. Sipas rezultateve paraprake, ai mori 4 585 vota kundrejt 4 421 votave të Nate Broën. Hoxha thotë se fitoren e siguroi përmes një fushate që e drejtoi vetë, të përqendruar te kundërshtari dhe komuniteti ku kandidonte. “Isha vetë menaxher i fushatës. E menaxhova në një mënyrë për të mundur këtë kundërshtar, jo për të shkuar kundër të gjithë demokratëve apo për të luftuar ideologjinë demokrate. Fushatën e bëra si një kostum për kandidatin kundërshtar që kisha përballë. Besoj se kjo është arsyeja pse isha një nga ata që i mbijetuan këtij cunami blu”, thekson ai. Megjithëse fitoi, Hoxha nuk i kurseu kritikat për partinë e tij. Ai tha se republikanët nuk u treguan realistë dhe nuk pranuan gabimet, duke mos parashikuar përmasat e humbjes në zgjedhjet e mesmandatit. “Jam i mërzitur me partinë time, por jo me ideologjinë e partisë. Nuk u treguam shumë të shkathët në këto zgjedhje. Duhet të kishim qenë pak më realistë. Nuk duan asnjëherë të pranojnë që bëjnë gabime, vetëm ana tjetër bën gabime, ana jonë kurrë. Kjo i ka verbuar drejtuesit e partisë dhe, prej kësaj, nuk e pritën që mund të humbnim kaq shumë” u shpreh Hoxha. Për humbjen e republikanëve, Hoxha sheh si faktor të rëndësishëm edhe luftën me Iranin dhe pasojat e saj në ekonomi. Sipas tij, shqetësimi për kostot e jetesës u pasqyrua në votën e amerikanëve. “Edhe sikur unë ta mohoj, rezultati flet vetë. Kur janë bërë sondazhe me votuesit, gjëja e parë që kanë thënë është ekonomia, që është shkatërruar prej luftës në Iran dhe pasojave që ka lufta në sektorin e energjisë, te nafta. ‘Kjo është arsyeja pse ne do të votojmë demokratët’, e kanë thënë hapur”, vijon shqiptari. Hoxha foli edhe për përfshirjen e shqiptarëve në jetën politike amerikane. Në distriktin e tij, thotë se jetojnë rreth 50 familje shqiptare shumë prej të cilave e mbështetën gjatë fushatës. SI.E./ReportTv.al Connecticut SHBA zgjedhjet ne shba Joe Hoxha Nate Brown Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 53.9% Veliajn 23% Asnjërin 23% Vota total: 660 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
