Lajme Zone
Nga Gjirokastra në Kukës, Shqipëria po plaket frikshëm!
EkonomiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Nga Gjirokastra në Kukës, Shqipëria po plaket frikshëm!

Popullsia e Shqipërisë po plaket gradualisht, ndërsa të dhënat e INSTAT për vitin 2025 tregojnë ndryshime të dukshme mes qarqeve. Mosha mediane në rang vendi arriti në 44.3 vjeç, nga 43.5 vjeç në vitin 2024, duke u rritur me 0.8 vite brenda një viti. Gjirokastra kryeson me popullsinë më të moshuar, me moshë mediane 54.3 vjeç, e ndjekur nga Vlora me 51.0 vjeç dhe Fieri me 50.9 vjeç. Pas tyre renditen Berati me 49.4 vjeç dhe Korça me 48.8 vjeç.

Në krahun tjetër, qarqet me popullsinë më të re janë Kukësi, me moshë mediane 38.5 vjeç, Tirana me 39.1 vjeç dhe Dibra me 41.9 vjeç, ndërsa Durrësi regjistron 42.4 vjeç. Diferenca mes Gjirokastrës dhe Kukësit arrin në 15.8 vite, duke treguar se plakja e popullsisë nuk është e njëtrajtshme në të gjithë Shqipërinë. Rritja më e madhe e moshës mediane është regjistruar në Lezhë, nga 44.7 në 45.8 vjeç, ndërsa në Fier dhe Gjirokastër treguesi është rritur me nga një vit.

Të dhënat tregojnë gjithashtu një diferencë të qëndrueshme mes burrave dhe grave. Në nivel kombëtar, mosha mediane e burrave ishte 43.1 vjeç, ndërsa ajo e grave 45.4 vjeç. Hendeku është i dukshëm edhe në qarqet me popullsi më të moshuar: në Gjirokastër, burrat kanë moshë mediane 53 vjeç, ndërsa gratë 55.3 vjeç; në Vlorë, përkatësisht 50 dhe 52 vjeç; ndërsa në Fier, 49.6 dhe 51.9 vjeç. Shifrat pasqyrojnë një Shqipëri ku struktura e popullsisë po ndryshon dhe ku diferencat demografike mes qarqeve po bëhen gjithnjë e më të dukshme.