Lajme Zone
Nga Gjermania drejt Kosovës, shoferi i autobusit kapet në kufi me 63 mijë euro të padeklaruara
Të tjeraTelegrafi

Nga Gjermania drejt Kosovës, shoferi i autobusit kapet në kufi me 63 mijë euro të padeklaruara

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara në pikën e kalimit kufitar në Merdare.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara në pikën e kalimit kufitar në Merdare.Sipas Doganës, zyrtarët kanë kryer kontrolle të detajuara të autobusëve që hynin në territorin e Kosovës, me ç’rast kanë kontrolluar edhe një autobus që qarkullonte në relacionin Gjermani–Kosovë. Gjatë kontrollit, paratë janë gjetur të fshehura në bagazhin personal të drejtuesit të autobusit.“Mjetet monetare janë ndaluar, ndërsa rasti është iniciuar për trajtim të mëtejmë në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Doganës.Dogana e Kosovës ka rikujtuar udhëtarët se bartja e shumave të parave përtej kufirit duhet të deklarohet, në përputhje me kërkesat ligjore.Ndërkohë, sipas njoftimit, kontrollet e shtuara në pikat kufitare do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit të bartjes së paligjshme të parave dhe formave të tjera të kriminalitetit ndërkufitar. /Telegrafi/