Lajme Zone
‘S’kam para për ta blerë’, realizohet ëndrra e shqiptares në Itali, pas apelit në rrjete sociale gjen fustanin e nusërisë në manastir
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘S’kam para për ta blerë’, realizohet ëndrra e shqiptares në Itali, pas apelit në rrjete sociale gjen fustanin e nusërisë në manastir

Historia e saj u bë e njohur në fillim të korrikut, nga mesazhi që ajo kishte publikuar në grupin e Arezzos “Ta dhuroj nëse vjen ta marrësh”, ku pyeste nëse ndonjëra mund t’i dhuronte fustanin e nusërisë.

Një nuse shqiptare që nu kishte mundësi të blinte fustanin e saj të nusërisë, e ka gjetur në manastirin e Santa Rita di Cascia. Historia e saj u bë e njohur në fillim të korrikut, nga mesazhi që ajo kishte publikuar në grupin e Arezzos “Ta dhuroj nëse vjen ta marrësh”, ku pyeste nëse ndonjëra mund t’i dhuronte fustanin e nusërisë. Kishte nisur një valë solidariteti. Shumë gra ishin ofruar ta ndihmonin gruan që jeton në një fshat pranë Corcianos, në kufirin mes Umbrias dhe Toskanës. Disa i kishin sugjeruar të drejtohej te Caritas-i i Perugias, të tjera te manastiri i Santa Rita. Ndërsa disa e kishin kontaktuar drejtpërdrejt për t’i ofruar fustanin e tyre. LEXO edhe...U rrah brutalisht dhe u la para spitalit, humb jetën 46-vjeçarja në Itali! Partneri shqiptar kapet teksa po tentonte të ikte nga porti i Barit “Kam takuar edhe disa prej këtyre zonjave, por fustanet nuk më rrinin mirë. Në fund, lashë një takim me murgeshat e Cascias dhe shkova. Pothuajse u përlota nga gëzimi, sepse ishin jashtëzakonisht të sjellshme. Më sollën shumë fustane dhe më lanë të zgjidhja”. Dhe mes shumë fustaneve, njëri në veçanti i tërhoqi vëmendjen nuses: “Ka dantellë dhe edhe vello. Nuk e di kujt i përkiste, nuk e pyeta historinë e tij. Thjesht e mora, duke lënë një kontribut për manastirin e murgeshave. Ishte pikërisht siç e kërkoja unë, jam vërtet e lumtur”. E emocionuar, ajo ka falënderuar edhe murgeshat për mirësinë e tyre: “Veçanërisht Maria Laura, ka qenë e mrekullueshme dhe më ka ndihmuar të zgjedh. Më solli shumë fustane. Jam e lumtur, faleminderit. Madje them se kushdo që, si unë, nuk ka mundësi ta blejë, le të shkojë në manastirin e Santa Rita. Atje murgeshat janë vërtet fantastike dhe unë jam shumë e lumtur”. Dasma do të bëhet në mes të shtatorit. “Doja të falënderoja të gjithë njerëzit që gjatë kësaj periudhe më kanë qëndruar pranë dhe më kanë ndihmuar edhe pse nuk më njihnin. Doja të falënderoja murgeshat e manastirit të Shën Ritës, të cilat më pritën dhe më bënë të ndihesha si një nuse e vërtetë. Faleminderit nga zemra”, është shprehur shqiptarja. Ajo ka ruajtur edhe traditën për të mos treguar një foto të fustanit duke premtuar se do ta ndajë “pas ceremonisë.”/Corriere P.J/U.D/ReportTv.al shqiptarët në itali itali Santa Rita da Cascia Arezzo Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 59.1% Shoqëria 24.1% Social media 16.7% Vota total: 1201 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?