Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Ksamilin, ku një turist portugez rreth 20 vjeç humbi jetën pasi u godit me thikë. Viktima është identifikuar si Luis Miguel Varela Mendes, i cili kishte ardhur në Ksamil së bashku me një grup turistësh francezë për të festuar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:15 dhe sipas të dhënave paraprake, pas një konflikti që dyshohet se nisi brenda lokalit, 20-vjeçari është nxjerrë jashtë dhe është goditur me mjet prerës pranë portës së lokalit, në zonën e plazhit.
Dalin pamjet! I fshehur në bagazhin e një makine, momenti kur ‘Shqiponjat’ arrestojnë Sokrat Vatën. Vrau turistin francez pas konfliktit për një vajzë Sipas burimeve, Luis Miguel Varela Mendes ka marrë disa goditje me thikë në shpinë dhe në kraharor, plagë që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Trupi i tij u gjet më pas në shezlongët e plazhit, përpara lokalit.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo, autor i dyshuar është 29-vjeçari Sokrat Vata, banues në Has, i cili punonte si roje plazhi pranë një biznesi në Ksamil. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa një prej pistave që po hetohet lidhet me një vajzë. Vrau 20-vjeçarin në Ksamil dhe u arratis nga vendngjarja, kush është Sokrat Vata, i dënuar në Angli për trafik droge
Aktualitet Sokrat Vata u arrestua pas 5 orësh arrati në Fier, aty ku ishte fshehur në bagazhin e një makine e cila drejtohej nga një vajzë dhe pasagjer ishte edhe një person tjetër, të dy shtetas turq.
29-vjeçari Sokrat Vata ka një të kaluar kriminale në Angli, ku rezulton i dënuar për vepra që lidhen me posedimin e kokainës, armëve dhe drejtimin e automjeteve nën efektin e drogës. Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, pushuesi rrëfen për TCH momentet e tmerrit: Jemi trembur shumë, erdhëm për qetësi, por…
Aktualitet Në 30 prill, policia në Kembrixh e pikasën duke drejtuar një makinë tip Toyota të vjedhur. Vata tentoi të largohej, por pasagjeri zbriti nga makina dhe ai vijoi arratinë në këmbë. Gjatë ndjekjes, hodhi një pako kokainë në shkurre, por u kap nga policia. Me vete iu gjetën edhe 560 paund, ndërsa rezultoi pozitiv në testin për drejtim automjeti nën efektin e drogës.
Vrau me thikë 20-vjeçarin francez në Ksamil/ Arrestohet në Fier Sokrat Vata, autori 29-vjeçar ishte fshehur në bagazhin e një makine Ndërkohë, në një rast tjetër në Kent, më 13 prill, Vata nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe përplasi një automjet me targa të klonuara. Në makinë u gjetën qese me kokainë dhe targa.
Detaje nga vrasja në Ksamil/ 20-vjeçari francez u godit disa herë me thikë, shkak dyshohet të jetë bërë një vajzë. Autori ishte roje plazhi Vata u arrestua më pas dhe përfi përpara Gjykatës së Kurorës së Kembrixhit, ku pranoi akuzat për posedim të drogës së klasit A me qëllim furnizimin, drejtim të rrezikshëm të automjetit, posedim kanabisi dhe drejtim nën efektin e drogës. Ai u dënua me pesë vite burg. Top Channel

