Foto Pamfleti / Ata u bënë ortakë me nga 50 për qind të kapitalit në kompaninë “UniPharma”, me seli në Kashar. Shoqëria u krijua më 9 tetor 2017, vetëm një muaj pasi Olta Xhaçka u emërua ministre e Mbrojtjes. Pikërisht në këtë periudhë nisën dyshimet për kontrabandën e ilaçeve dhe përfitimet nga tenderët publikë... SHBA-ja dhe Bashkimi Europian vazhdojnë t’u kërkojnë qeverisë, policisë, drejtësisë dhe agjencive të tjera shqiptare që të parandalojnë dhe godasin pastrimin e parave. Ndërkohë, Ilir Shaban Shehu, i njohur edhe si Ilir Pasholli, jo vetëm vijon aktivitetin e tij, por merr nga qeveria miliona euro nëpërmjet tenderëve për furnizimin me ilaçe.
SPAK nuk ka ndërmarrë veprime publike për të hetuar dyshimet mbi veprimtarinë financiare të Ilir Shehut, megjithëse emri i tij rezulton subjekt verifikimi në 11 raste dhe pjesë e tri dosjeve. Njëra prej tyre lidhet me zbatimin e ligjit Antimafia, për shkak se Shehu rezulton i dënuar në Itali për trafik droge.
Sipas burimeve të “Pamfletit”, autoritetet italiane kanë nisur hetime ndaj kompanisë farmaceutike “Medicamenta” në Shqipëri, e lidhur me Ilir Shehun. Pas saj qëndrojnë edhe kompanitë “Mega Store” dhe “UniPharma”, si dhe shoqëritë italiane “Farmacia Celesia srl” dhe “TAC&C S.r.l”. Kompanitë italiane figuronin më parë si pronare të “Medicamenta”, ndërsa më pas ia shitën formalisht shoqërinë Ilir Shehut.
Hetimet e autoriteteve italiane kanë si objekt dyshimet për kontrabandë ndërkombëtare të ilaçeve dhe produkteve të tjera farmaceutike, me Shqipërinë si vend destinacioni ose tranziti. Sipas të njëjtave burime, pala italiane ka kërkuar bashkëpunimin e policisë, doganave shqiptare dhe SPAK-ut, por institucionet shqiptare nuk kanë njoftuar asnjë veprim konkret.
Në aktivitetin me ilaçet, tenderët publikë dhe investimet në ndërtim, Ilir Shehu është bashkuar me Artan Gaçin, ndërtues, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshort i ish-ministres dhe deputetes aktuale të PS-së, Olta Xhaçka.
Ilir Shehu dhe Artan Gaçi zotërojnë secili nga 50 për qind të kapitalit të kompanisë “UniPharma” sh.p.k., me seli në Kashar. Ata e krijuan shoqërinë më 9 tetor 2017, vetëm një muaj pasi Olta Xhaçka mori detyrën e ministres së Mbrojtjes. Dy muaj pas emërimit të Xhaçkës, fondi për furnizimin me ilaçe të shërbimit mjekësor të ushtrisë u rrit me 40 për qind. “UniPharma” kaloi nga një bilanc me 5 milionë lekë humbje në vitin 2017, në 880 milionë lekë fitim në vitin 2023. Për vitet 2024 dhe 2025, kompania nuk ka paraqitur bilance.
Këto janë fitimet që kompania ka deklaruar në raport me xhiron zyrtare. Sipas raporteve të agjencive gjurmuese dhe dokumenteve konfidenciale të doganave, të siguruara nga “Pamfleti”, “UniPharma” dyshohet se ka futur në Shqipëri tri herë më shumë ilaçe dhe materiale mjekësore sesa ka deklaruar në doganë.
Sipas të njëjtave të dhëna, Agjencia Shtetërore e Barnave i ka regjistruar sasitë e dyshuara si kontrabandë me dokumente importi të falsifikuara. Kjo procedurë ka krijuar mundësinë që produktet të shpërndahen te kompanitë tregtare, farmacitë private, skema e rimbursimit dhe farmacitë spitalore, ku “UniPharma” ka fituar një numër të madh kontratash. /Pamfletiunipharma ilir shehu artan gaçi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Rektori i Universitetit të Tiranës, 'Prokurori i zi' i diktaturës; 694 tenderë e 62 milionë euro, me doktoraturë të vjedhur 5 Tetor 2026, 18:3518:35Anti-Mafia Nepotizmi i Edi Ramës/ Fondet e ilaçeve i komandon vajza e tezes së Lindës dhe gruaja e Vangjel Tavos 5 Tetor 2026, 12:0012:00Anti-Mafia Kulla e pazareve? Evis Dimashi i Lul Bashës merr miratimin e KKT-së së Ramës; mister burimi i financimit të Elite Tower 4 Tetor 2026, 19:4319:43Anti-Mafia Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, i delegon “ustait” të Çuçit, Enea Hoti, kompetencat për tenderët, PPP-të dhe emërimet 4 Tetor 2026, 14:1614:16Anti-Mafia Andrea Shllaku dhe Ilir Hoxha në dosjet e “pazareve” me tenderët/ A do të guxojë SPAK të shembë “kullën e korrupsionit” në Portin e Durrësit? 3 Tetor 2026, 16:4516:45Anti-Mafia “Lavatriçja” e kokainës në ndërtim: kullat e Ardi Kollçakut vazhdojnë të ngrihen, hetimi nuk dihet ku ka mbetur 3 Tetor 2026, 13:4813:48Anti-Mafia

