Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania lidhur me nxjerrjen dhe shitjen epaligjshme të lëndëve shpërthyese, konkretisht dinamitit, nga minierat e Bulqizës.
Sipas denoncuesit, dinamiti dyshohet se sigurohet nga depot e minierave private, përmes personave që punojnë në këto subjekte, dhe më pas përfn në duart e personave të paautorizuar. Ai ngre dyshime se një pjesë e kësaj lënde shpërthyese mund të përfjë edhe te grupe kriminale.
Denoncimi ngre gjithashtu pikëpyetje mbi kontrollin dhe sigurinë në ambientet minerare, duke treguar se aksesi në vendet ku ruhet dinamiti mund të jetë tepër i lehtë për punonjës të ndryshëm.
Në fokus të denoncimit janë edhe disa marrëdhënie mes pronarëve të minierave dhe drejtuesve të Policisësë Bulqizës, për të cilat kërkohet verifikim nga institucionet kompetente.
Denoncuesi kërkon hetim urgjent për mënyrën se si lënda shpërthyese del nga depot minerare, personat që mundësojnë këtë proces dhe destinacionin përfundimtar të saj.
Nëse këto pretendime rezultojnë të vërteta, bëhet fjalë për një çështje me rrezikshmëri të lartë për sigurinë publike, qëkërkon reagim dhe hetim të menjëhershëm nga autoritetet.
Denoncimi i plotë:
Prsh joq albania. Po ju shkruaj lidhur me ngjarjet e fundit te ndodhura me lende shperthyese. Konkretisht keto lend si dinamiti, del dhe shitet nga zonat minerare. Dhe zona nga ku vjen kjo lend dhe del per tu shitur esht Bulqiza. Pronar te rentes minerare drekojn e darkojn me shefa e spz zonash dhe duke i ndihmuar deri te dhenja e informacioneve cka ben qe lehtesisht lenda shperthyese te dali pa asnje problem nga depot e deri te transportimi nga zona minerare e Bulqizes. Ne Bulqize mjafton te kesh ne pun nje person qe punon ne minjerat private dhe eshte shum e leht te ndihmoj te gjesh lende shperthyese si dinamiti. Dhe si perfundim kjo lend perdoret per grupet kriminale . Po keto merren dhe ju shiten grupeve kriminale. Eshte lende shperthyese dinamit Ketu eshte e implikuar Policia e Bulqizes. Shefat e polic te cilet i shikon te ulur me pronar minjerash

