Lajme Zone
“Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj platformës së re të prezantuar nga kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar atë si një tjetër përpjekje për të ricikluar të njëjtën propagandë politike me një emër të ri. Zhupa sjell në vëmendje platformat e mëparshme të qeverisë, duke argumentuar se ndryshimi i emërtimit nuk mund të fshehë dështimet e pushtetit dhe realitetin me të cilin përballen qytetarët. Sipas saj, shqiptarët nuk mashtrohen më nga “paketimi i vjetër me emër të ri” dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira.

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj platformës së re të prezantuar nga kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar atë si një tjetër përpjekje për të ricikluar të njëjtën propagandë politike me një emër të ri. Zhupa sjell në vëmendje platformat e mëparshme të qeverisë, duke argumentuar se ndryshimi i emërtimit nuk mund të fshehë dështimet e pushtetit dhe realitetin me të cilin përballen qytetarët. Sipas saj, shqiptarët nuk mashtrohen më nga “paketimi i vjetër me emër të ri” dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira. Reagimi i Ina Zhupës: Edi Rama po riciklon edhe një herë vetveten, por tashmë është bërë i pariciklueshëm. Kur një pushtet ka konsumuar çdo premtim, çdo slogan dhe çdo gjetje propagandistike, ndryshimi i emrit të platformës nuk e bën të re. Shqipëria e ka parë këtë film më parë dhe shqiptarët nuk mashtrohen më nga paketimi i vjetër me emër të ri. Në 2017 ishte bashkëqeverisje, Shqipëria që duam, tashmë është Pasqyra e Shqipërisë. Është vetëm versione të ripërpunuara të propagandës së vjetër. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe një qeveri tranzitore që garanton zgjedhje te lira. Dhe këtë nuk e ndryshon dot asnjë platformë e re, asnjë emër i ri dhe asnjë pasqyrë e sajuar për t’i ikur realitetit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb