Justina Shiroka Pula është zgjedhur presidente e Kosovës më 7 tetor, pas një marrëveshjeje në çastet e fundit mes Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet dhe Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, pak para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Ajo u zgjodh qysh në raundin e parë të votimit, me 81 vota për, minimumi i kërkuar në këtë raund. Shiroka Pula, 72 vjeçe, u betua si presidente para deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe tha se e pranon “me përgjegjësi” detyrën e re. “Ky mandat nuk i përket vetëm një personi, por qytetarëve dhe shtetit”, tha ajo në fjalimin e saj para deputetëve. LEXO EDHE:Justina Shiroka-Pula, presidentja e re e Kosovës, Begaj: Shqipëria është me ju në çdo hap drejt së ardhmes evropiane! Rama: Zgjedhja e kreut të shtetit në një fazë sfiduese Ajo u zotua se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve dhe se do ta mbrojë Kushtetutën, interesin e republikës dhe interesat e qytetarëve të Kosovës. Kundërkandidatja e saj, Eliza Hoxha, e mori një votë, ndërsa dy vota ishin të pavlefshme. Shiroka Pula u propozua në çastet e fundit të afatit për presidentin e ri nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kandidatura e saj u pranua nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza. PDK e propozoi si kundërkandidate të saj deputeten e vet, Eliza Hoxhën. Pas një dite ngecjesh dhe moskomunikimi direkt, Kurti dhe Hamza u pajtuan për emrin e Shiroka Pulës në fund, dhe ajo u zgjodh zyrtarisht presidenti 13 minuta pas përfundimit të afatit kushtetues, mbase duke krijuar pengesa të mundshme ligjore. Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi [IKD] tha për Radion Evropa e Lirë se nuk është e rëndësishme se kur ka nisur procedura, por ajo duhet të përfjë brenda afatit të përcaktuar nga Kushtetuta. “Çdo emërim pas datës 6 tetor është kundërkushtetues. Pasoja që Gjykata Kushtetuese e lidh me dështimin për ta zgjedhur presidentin deri më 6 tetor, është shpërndarja e Kuvendit sipas nenit 82 të Kushtetutës”, tha Miftaraj. Miftarajt Gjykata Kushtetuese vlerëson kushtetutshmërinë e zgjedhjes së presidentes pas afatit kohor nëse dikush inicion rast në Kushtetuese. Kush është Shiroka Pula? Shiroka Pula është ekonomiste dhe akademike, gruaja e parë që udhëheq Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), institucion i themeluar më 1975. Shkollimin fillor dhe të mesëm e përfi në Prishtinë, ku më 1976 diplomoi në Fakultetin Ekonomik. Studimet pasuniversitare në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i përfi më 1984 në Zagreb, ndërsa doktoroi në Universitetin e Prishtinës me tezën “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”. Shiroka Pula ka punuar në Bankën Popullore të Kosovës, ndërsa më 1978 nisi karrierën si ligjëruese në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Sipas biografisë së saj në ASHAK, ajo ka ndjekur edhe studime pasdoktorale në Universitetin e Lincit në Austri dhe në Universitetin e Arizonës në Shtetet e Bashkuara. Nga viti 2008 deri më 2011, ajo ishte ministre e Energjisë dhe Minierave nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërsa nga viti 2011 deri më 2014 ishte deputete e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës Pas luftës, ajo u angazhua edhe në shoqërinë civile, veçanërisht në fuqizimin e grave, barazinë gjinore dhe zhvillimin e bizneseve dhe ndërmarrësisë./REL Xh.K/Shqiptarja.com TAG: kosove Justina Shiroka Pula Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Tetor, 19:15
Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.1% Jo 22.2% Nuk e di 6.7% Vota total: 3679 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

