Nga Durrësi drejt Italisë me një gomone, në fillim të viteve ’90, për të nisur një jetë të re. Kjo ishte historia e Bashkim Rushanit, shqiptarit që humbi jetën dy ditë më parë në një aksident tragjik në vendin e punës në Casarano, në provincën e Leçes. Mediat italiane kanë publikuar fotografinë dhe detaje të reja nga jeta e Rushanit, i cili ishte diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë dhe kishte pasion pikturën dhe skulpturën. LEXO edhe...Vlorë/ E zuri korenti gjatë punës në nënstacionin elektrik, humb jetën elektricisti 45-vjeçar në fshatin Kocul (EMRI+VIDEO) Sipas medias italiane “I Pugliesi”, Rushani ishte larguar nga Shqipëria gjatë rënies së regjimit komunist, duke kaluar Adriatikun me gomone. Në Casarano gjeti shtëpinë e tij të re, mori shtetësinë italiane dhe hapi një kompani ndërtimi, ku punoi për rreth 30 vite. Por krahas punës në ndërtim, ai nuk e kishte braktisur artin. Rushani vijonte të merrej me pikturë dhe skulpturë, duke marrë pjesë në kurse dhe ekspozita. Ekspozita e tij e fundit ishte organizuar më pak se një vit përpara vdekjes. Aksidenti që i mori jetën ndodhi më 4 nëntor, në zonën Spagnolo, në periferi të Casaranos, jashtë një banese private. Sipas a media italiane, Rushani po punonte për vendosjen e shtyllave që mbanin një portë rrëshqitëse, kur struktura u rrëzua mbi të. Ekipet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, por nuk arritën ta shpëtonin. Karabinierët dhe inspektorët e sigurisë në punë po hetojnë rrethanat e aksidentit. Prokuroria e Leçes ka hapur një dosje për vrasje nga pakujdesia ndaj personave ende të paidentifikuar dhe ka urdhëruar sekuestrimin e trupit në pritje të autopsisë. Lajmi për vdekjen e tij ka sjellë dhimbje edhe te miqtë që e njihnin prej vitesh. “Ishte një artist i vërtetë. Humbëm një njeri të mrekullueshëm”, u shpreh miku i tij Giovanni Bellisario, i cili e njihte Rushanin që prej vitit 1998, falë pasionit të përbashkët për artin. U.D/R.Xh/ReportTv.al aksident ne pune itali Bashkim Rushani Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 50.4% Veliajn 21.1% Asnjërin 28.5% Vota total: 1116 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

