Lajme Zone
Nga 9-11 tetor në ‘Asllan Rusi’ kampionati kombëtar i boksit, Kalivopulli: Me cilësi dhe pjesmarrje rekord
SportReport TV

Nga 9-11 tetor në ‘Asllan Rusi’ kampionati kombëtar i boksit, Kalivopulli: Me cilësi dhe pjesmarrje rekord

Nga data 9 deri më 11 tetor në Asllan Rusi do të zhvillohet kampionati i 53 kombëtar i boksit.

Për tre ditë me radhë, duke nisur nga sot, në ambintet e pallatit të sportit ‘Asllan Rusi’ do të zhvillohen ndeshjet e kampionatit kombëtar të boksit. Ndeshje me shumë emocione dhe luftë sportive, duke patur parasysh emrat që marrin pjesë. Në kategori të ndryshme do të duelojnë Alban Bermeta, Alban Beqiri, Denis Nurja dhe shumë sportistë të tjerë të cilët kanë bërë emër edhe në arenën ndërkombëtare, port ani është koha për të demostruar aftësitë edhe brenda vendit. LEXO edhe...Përballja e parë për ndeshjen historike në boks, Hysa së më sy me Kabayel: Do vij në Gjermani për të fituar titullin Ndeshjet do të nisin sot në orën 17:00 dhe do të vijojnë të shtunën e të dielën. Pikërisht e diela do të jetë edhe dita kur do të luhen finalet e çdo kategorije. “Është një kampionat kombëtar i shumëpritur dhe i shumë luftuar në kuptimin e mirë të fjalës. Është një kampionat që ka ardhur edhe pas disa debateve, që kanë patur lidhje me ndryshimin e peshës së boksierëve, por nuk u realizuar edhe qëndruan në peshat klasike të boksit. Ky është kampionati i 53 kombëtar i boksit. Janë rreth 80 boksierë pjesmarrës, që është edhe rekord. Besoj është kampionati kombëtar me cilësinë më të lartë që ka patur ndonjëherë. Ka një kategori boksierësh elitarë, medalistë dhe dinë të bëjnë diferencën, por ka edhe boksierë të rinj të cilët vijnë me pritshmëri të mëdha për të rrëmbyer vende të para,”-u shpreh Florend Kalivopulli, president i federatës shqiptare të boksit. Nuk duhet harruar se pëveç djemve do të ketë përballje shumë interesante edhe te vajzat. Ne.k./ReportTv.al boks kampionati kombetar alban bermeta Denis Nurja Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.6% Jo 32.8% Nuk e di 6.6% Vota total: 2529 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?