Lajme Zone
Nga 20 deri në 30 vjeç, mes tyre 4 vajza/ Zbulohen identitetet e 6 të lënduarve nga zjarri në hotelin në Vlorë, dy me djegie të rënda
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Nga 20 deri në 30 vjeç, mes tyre 4 vajza/ Zbulohen identitetet e 6 të lënduarve nga zjarri në hotelin në Vlorë, dy me djegie të rënda

Zbulohen identitetet e gjashtë personave që mbetën të lënduar nga zjarri i fuqishëm që përfshiu në orët e para të mëngjesit hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës.

Zbulohen identitetet e gjashtë personave që mbetën të lënduar nga zjarri i fuqishëm që përfshiu në orët e para të mëngjesit hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës. Të lënduarit janë kryesisht të rinj, mes moshave 20 dhe 30 vjeç. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për:

Ndorina Rexhepi 25 vjec

Arlinda Rexhepi 27 vjec

Erza Grainca 21 vjec

Aldo Kasimi 30 vjec

Ana Dyrmishi 25 vjec

Luan Saliu, 21 vjeç

Zjarri ra rreth orës 04:05 në ambientet e brendshme të hotelit, në lagjen “10 Korriku”. Flakët dyshohet se nisën në ambientet e restorantit dhe u përhapën në godinë, duke detyruar pushuesit të kërkonin rrugëdalje nga hoteli.

Disa prej tyre, në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve, u detyruan të hidheshin nga ballkonet, duke pësuar fraktura dhe dëmtime të tjera trupore.

Sipas Policisë, pesë nga të lënduarit janë transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin e Djegieve në Tiranë, ndërsa një tjetër po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës. Dy prej të lënduarve kanë pësuar djegie të konsiderueshme në trup.

Nga hetimet paraprake, përfshirë këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezulton se zjarri ka qenë aksidental. Dyshohet se flakët janë shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të një frigoriferi, i cili ndodhej në ambientet e restorantit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave të saj. Top Channel