Lajme Zone
Neymar ‘braktis’ topin dhe nis... baletin! Futbollisti kërcen me të bijën në shfaqjen e saj
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Neymar ‘braktis’ topin dhe nis... baletin! Futbollisti kërcen me të bijën në shfaqjen e saj

Në video, kampioni hyn në skenë së bashku me baballarët e tjerë dhe ndjek hapat koreografikë të balerinave të vogla të veshura me fundet e tyre rozë me tyl. Ai duartroket, imiton lëvizjet, buzëqesh dhe argëtohet.

Një moment i ëmbël ka tërhequr vëmendjen e fansave të Neymar. Ylli i fushës së blertë ka harruar për pak topin dhe i është kushtuar baletit. Futbollisti ka marrë pjesë në shfaqjen e baletit të së bijës, Mavie, e cila ndjek një akademi në Santos. Në video, kampioni hyn në skenë së bashku me baballarët e tjerë dhe ndjek hapat koreografikë të balerinave të vogla të veshura me fundet e tyre rozë me tyl. Ai duartroket, imiton lëvizjet, buzëqesh dhe argëtohet. LEXO edhe...'Dhashë gjakun tim', Neymar konfirmon tërheqjen nga kombëtarja e Brazilit dhe mohon akuzat për sjelljen e ashpër ndaj shokëve te Santos Momenti, i kushtuar Festës së Babait, emocionoi edhe vetë Neymarin, i cili e cilësoi eventin “shumë të veçantë” dhe zbuloi se ishte shfaqja e parë e vajzës së tij që ai ndiqte nga afër. P.J/ReportTv.al neymar Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.2% Shoqëria 26.5% Social media 16.3% Vota total: 3681 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?