Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

I kërkuar në Kosovë për drogë, arrestohet në Rinas 32-vjeçari (EMRI + VIDEO)


Arnold Shehu  do të ekstradohet në Kosovë.

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim në Kosovë, është arrestuar në Rinas. Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër-arresti ndaj Arnold Shehut për drogë. 32-vjeçari do të ekstradohet në Kosovë. LEXO edhe...Vetëm 4 vatra zjarri aktive në vend, 2 helikopterë punojnë për shuarjen e flakëve në Tërbun! Vijon ndërhyrja në Dajt, Priskë e Lufaj Njoftimi i policisë: DVP Tiranë/Vijon operacioni i koduar “Ëanted”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Akuzohet në Kosovë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 32-vjeçari. Në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë, ky shtetas është prezantuar me identitet tjetër, për të shmangur identifikimin dhe arrestimin e tij. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për kapjen e shtetasve në kërkim dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë lokalizuar dhe kapur në Rinas, shtetasin A. Sh., 32 vjeç, banues në Kukës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës, Kosovë, ka lëshuar urdhër-arresti ndaj tij, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 32-vjeçarit, në Kosovë. P.J/ReportTv.al arnold shehu droge rinas Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.2% Shoqëria 26.5% Social media 16.3% Vota total: 3681 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?