Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“News 24 i vetmi televizion që transmeton drejtpërdrejt”/ Protestuesja: Jam këtu për pensionin e ulët të nënës sime dhe mungesën e meritokracisë. Në Shqipëri ecet me flamuj partish


“Kam ardhur nga Italia vetëm për protestën”. Kështu u shpreh një protestuese, e cila tregoi se arsyeja kryesore që e ka sjellë në shesh është nëna e saj, e cila jeton me një pension që, sipas saj, nuk mjafton për të përballuar nevojat.

“Kam ardhur nga Italia vetëm për protestën”. Kështu u shpreh një protestuese, e cila tregoi se arsyeja kryesore që e ka sjellë në shesh është nëna e saj, e cila jeton me një pension që, sipas saj, nuk mjafton për të përballuar nevojat. “Ka një pension, por paratë nuk i mjaftojnë. Nuk ka mundësi të na japë asgjë dhe qan”, u shpreh ajo. Gruaja tregoi se është larguar nga Shqipëria 25 vite më parë, pasi mbeti pa punë pas mbylljes së Metalurgjikut. Ajo tha se kishte nevojë të siguronte jetesën dhe vendosi të largohej drejt Italisë. Profesioni i saj është laborante dhe kimiste, ndërsa sot punon në një spital në Itali si ndihmësinfermiere. “Unë jam larguar para 25 vitesh. Nuk punoja, u mbyll Metalurgjiku dhe ngela papunë. Kisha nevojë të jetoja dhe mora rrugën, u largova. Jam laborante, kimiste”, tregoi ajo. Sipas saj, ndryshimi mes dy vendeve është i madh, pasi në Itali ka gjetur mundësi për të punuar dhe për të jetuar, ndërsa në Shqipëri, siç shprehet ajo, njerëzit nuk kanë të njëjtat mundësi.

“Unë në Itali punoj në spital si ndihmësinfermiere. Italia ta jep mundësinë, Shqipëria s’të jep asnjë mundësi. Njerëzit ecin para duke tundur flamurin e partisë”, tha protestuesja.

Ajo shtoi se ndjek vetëm një televizion, ndërsa për mediat e tjera ka humbur besimin, duke falënderuar televizionin që po transmeton drejtpërdrejt protestën.

“Është i vetmi televizion që ndjek. Të tjerëve u kam vënë vizën. Faleminderit që transmetoni drejtpërdrejt”, u shpreh ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb