Protestuesit kanë njoftuar protestë nesër para Parlamentit. Sipas tyre protesta do të nisë në orën 09:00 para parlamentit, ndërsa një orë më pas është planifikuar të zhvillohet seanca plenare.
Kujtojmë se seanca e 15 tetorit u anullua për shkak të protestave dhe trazirave e kaosit të shkaktuar. Aktualisht protestuesit janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, pasi marshuan nga Kryeministria.
Nuk dihet ende se cili do të jetë veprimi i radhës i protestuesve. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

