Fjalimet në protestën e 78-të janë mbyllur, ndërsa mijëra qytetarë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Pas tubimit në sheshin “Skënderbej” dhe fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit u nisën në marshim, duke vijuar me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e situatës politike në vend. Në përfundim të fjalimeve, nga sheshi u përcoll edhe thirrja “Nesër më shumë”, ndërsa protestuesit u ftuan të vijojnë pjesëmarrjen në ditët në vijim. Protesta e sotme është shoqëruar edhe me një pjesëmarrje të konsiderueshme të Diasporës, me shqiptarë të ardhur nga vende të ndryshme të botës për t’iu bashkuar tubimit në Tiranë. Marshimi vijon në bulevardet e kryeqytetit, ndërsa protestuesit mbajnë flamuj kombëtarë dhe pankarta dhe thërrasin kundër qeverisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

