Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Nesër diaspora në shesh – Protestuesit rikthehen te Kryeministria, përfundon protesta e 75-të antiqeveritare


Pas marshimit përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugëve kryesore të kryeqytetit, qytetarët janë rikthyer sërish përpara godinës së Kryeministrisë, duke i dhënë fund protestës së sotme.

Pas marshimit përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugëve kryesore të kryeqytetit, qytetarët janë rikthyer sërish përpara godinës së Kryeministrisë, duke i dhënë fund protestës së sotme. Me thirrjet e vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë, protestuesit përmbyllën aksionin e tyre të ditës së sotme pikërisht aty ku nisi, përpara godinës së qeverisë, pas përshkrimit të akseve kryesore të Tiranës. Qëndresa e qytetarëve nuk do të mbetet me kaq. Organizatorët dhe pjesëmarrësit bënë me dije se do të mblidhen sërish ditën e nesërme në atë që do të jetë protesta e 76-të radhazi. Tubimi i nesërm pritet të marrë një hov të ri, pasi protestës do t’i bashkohet sërish diaspora, e cila do të nisë marshimin për të kërkuar ndryshimin politik në vend. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb