Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

“Nëse Zoti është me ne, kush është kundër nesh?”/ Emocionon studenti: Protestojmë për gjithçka që kanë hequr prindërit tanë! Nuk po përballojmë dot jetesën


Një student ka përcjellë një mesazh të fortë gjatë protestës, duke shpjeguar arsyet që e kanë nxitur atë dhe të rinj të tjerë të dalin në rrugë kundër situatës në vend.

Një student ka përcjellë një mesazh të fortë gjatë protestës, duke shpjeguar arsyet që e kanë nxitur atë dhe të rinj të tjerë të dalin në rrugë kundër situatës në vend. Ai u shpreh se, edhe pse mund të ketë nga ata që mendojnë se studentët nuk kanë kërkesa konkrete, protesta e tyre lidhet me gjithçka që prindërit kanë sakrifikuar ndër vite dhe me vështirësitë me të cilat përballen sot të rinjtë. Studentji u ndal edhe te vështirësitë ekonomike, duke theksuar se jetesa është bërë gjithnjë e më e papërballueshme dhe se një pagë e vetme shpesh nuk mjafton për të përballuar shpenzimet. “Ndoshta shumë mund të thonë studentët nuk ka në kërkesa konkrete. Por ne po protestojmë për gjithçka që kanë hequr prindërit tanë.

Për ne jetesa është bërë e pa përballueshme, duhen 2 punë sepse është e vështirë të jetohet me një rrogë.

Nëse Zoti është me ne kush është kundër nesh?”, shprehet mes të tjerash ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb