Pas një muaji pushime, deputetët janë rikthyer sot në Kuvend për nisjen e sesionit të ri parlamentar. Mes deputetëve që u rikthyen në sallën e Parlamentit ishte edhe Marjana Koçeku, e njohur si “Neomalësorja”.
Koçeku, e cila në qershor njoftoi largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe deklaroi se do ta vijonte mandatin si deputete e pavarur, sot u ul në rreshtin e opozitës, e distancuar nga ish-kolegët e saj socialistë.
Ndryshimi i pozicionit të saj u vu re që në nisje të sesionit të ri parlamentar, duke shënuar edhe rikthimin e parë në Kuvend pas shkëputjes nga grupi i PS-së.
Vendimi i Koçekut për t'u larguar nga socialistët shkaktoi reagime të forta në radhët e PS-së, ndërsa ajo ka deklaruar se do ta ushtrojë mandatin e saj kushtetues si deputete e pavarur. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

