Lajme Zone
Nënshkrimi i marrëveshjeve Artemis, DASH përgëzon Shqipërinë: Ndër aleatët e vendosur të SHBA-ve, përputhje e ngushtë me çështjet prioritare
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Nënshkrimi i marrëveshjeve Artemis, DASH përgëzon Shqipërinë: Ndër aleatët e vendosur të SHBA-ve, përputhje e ngushtë me çështjet prioritare

Në publikimin e ndarë në faqen zyrtare, shkruhet se Shqipëria mbetet një nga aleatët më të ngushtë të SHBA-ve dhe në përputhje me çështjet prioritare dypalëshe e globale.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përgëzuar Shqipërinë për anëtarësimin në Marrëveshjet Artemis. Në publikimin e ndarë në faqen zyrtare, shkruhet se Shqipëria mbetet një nga aleatët më të ngushtë të SHBA-ve dhe në përputhje me çështjet prioritare dypalëshe e globale. Publikimi i plotë: Departamenti Amerikan i Shtetit përgëzon Republikën e Shqipërisë për anëtarësimin në Marrëveshjet Artemis (Artemis Açords). Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më tani, duke u angazhuar për eksplorimin dhe përdorimin paqësor të hapësirës. LEXO EDHE:Media spanjolle: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet e gurta te plazhet e kristalta Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, i nënshkroi marrëveshjet në emër të Republikës së Shqipërisë më 21 shtator 2026. Zëvendësadministratori i NASA-s, Matt Anderson, dhe zëvendësndihmëssekretari i Departamentit të Shtetit, Connor Tomlinson, morën pjesë si dëshmitarë dhe përshëndetën nënshkrimin gjatë një ceremonie të zhvilluar në selinë e NASA-s, Mary W. Jackson NASA Headquarters, në Uashington, D.C. Shqipëria mbetet një nga aleatët më të vendosur të Shteteve të Bashkuara. Ajo vazhdon të jetë në përputhje të ngushtë me Shtetet e Bashkuara për çështjet prioritare dypalëshe dhe globale. Shtetet e Bashkuara dhe shtatë vende të tjera themeluan Marrëveshjet Artemis në vitin 2020, gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, si një grup parimesh praktike për të udhëhequr eksplorimin e përgjegjshëm të hapësirës. Shqipëria i bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera duke konfirmuar parimet e Marrëveshjeve Artemis për zhvillimin e qëndrueshëm të aktiviteteve civile në hapësirë. Departamenti i Shtetit dhe NASA drejtojnë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për promovimin dhe zbatimin e Marrëveshjeve Artemis. P.J/Shqiptarja.com TAG: Connor Tomlinson Ferit Hoxha artemis NASA dash shqiperia SHBA Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Shtator, 16:02

Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 73.4% Jo 22.2% Jam i/e dyzyuar 4.4% Vota total: 1237 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?