Lajme Zone
Nënë Mrika, 84-vjeçarja ecën çdo ditë 10 km në mal për të ruajtur bagëtitë: Këtë forcë më ka dhënë Zoti për të mbajtur fëmijët
Të tjeraReport TV

Nënë Mrika, 84-vjeçarja ecën çdo ditë 10 km në mal për të ruajtur bagëtitë: Këtë forcë më ka dhënë Zoti për të mbajtur fëmijët

Të moshuarit në fshatra bëjnë jetë aktive. E tillë është Mrika Gjini, e cila në moshën 84-vjecare ruan bagëtitë në malin e Shelbuemit në Lezhë. Ajo tregon për Report tv se përshkon çdo ditë 10 km në këmbë dhe puna e mban ende të fortë.

LEZHE- Në moshën 84-vjeçare, kur shumëkush e ka lënë pas punën, ajo vazhdon të ngjitet në malin e Shelbuemit për të kullotur bagëtinë, duke përshkuar 10 km në këmbë. Mrika Gjini gruaja mirditore, e cila jeton në lagjen Shehër të Lezhës, e ka lidhur jetën me blegtorinë që në fëmijëri. Në moshën 8-vjeçare ka nisur të ruajë bagëtitë dhe sot, pas më shumë se shtatë dekadash, kjo mbetet pjesë e pandashme e përditshmërisë së saj. LEXO edhe...Me motor e skafandra, parandalohet vrasja në Lezhë! 3 të arrestuar, gjenden 3 pistoleta! Dyshime se u përfshinë edhe në eliminimin e ‘Tanit të Rruzhdiut’ (EMRAT + VIDEO) Pavarësisht moshës, ajo thotë se ndihet mirë dhe nuk e sheh këtë punë si një detyrim, por si një mënyrë jetese që e mban aktive. Bagëtinë nuk e mban për tregti, por për nevojat familjare. “Këtë forcë më ka dhënë Zoti për të mbajtur fëmijët e mos me pas nevojë me ia shtri dorën askujt. Bagëtitë i mbaj për vete, siguroj qumëshin e mishin për familjen. Ndonjëhere shes keca sa për të siguruar grazhdin e bagëtive për dimër", shprehet nënë Mrika për Report TV. Vitet kanë kaluar, por dëshira për të punuar nuk është shuar. Ajo shprehet se do të vazhdojë të kujdeset për bagëtitë për sa kohë të ketë jetë, duke treguar se mosha nuk e ka shkëputur nga zakonet dhe traditat me të cilat është rritur. “Fëmijët kanë kërkuar këto vitet e fundit që unë t’i heq bagëtitë por s’kam pranuar se kam dëshirë të dal vete me to në mal”, shton më tej. Përtej historisë së saj personale, 84-vjeçarja përcjell edhe një mesazh për të rinjtë dhe për ata që e kanë lënë vendin në kërkim të një jete më të mirë. “Duhet të punojnë në vend të tyre dhe s'kanë nevojë të ikin se vjen Europa këtu për vizita dhe thotë se është mirë Shqipëria”, shton më tej. Historia e 84-vjeçares, Mrika Gjini dëshmon se lidhja me tokën dhe blegtorine, eshte secret i jetëgjatesisë. R.D/SI.E./ReportTv.al mrika gjini bagëti Lezhe e moshuara Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.4% Jo 33.3% Nuk e di 6.3% Vota total: 3978 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?