Lajme Zone
Nëna e Elon Musk zbulon se fle në garazhin e të birit: Është luks
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Nëna e Elon Musk zbulon se fle në garazhin e të birit: Është luks

78-vjeçarja ka rrëfyer edhe vështirësitë që përjetoi pas divorcit nga Errol Musk, babai i Elon, Kimbal dhe Tosca.

Nëna 78-vjeçare e miliarderit Elon Musk, Maye Musk, ka zbuluar se nuk e ka pasur kurrë problem që të jetojë në kushte të thjeshta, pavarësisht pasurisë dhe famës së djalit të saj. “New York Post” ka publikuar një intervistë ku 78-vjeçarja rrëfen se gjatë një pjese të madhe të jetës së saj ishte mësuar që të flinte në divanet e miqve apo edhe në dyshekë të vendosur në dysheme. LEXO edhe...Trump: SHBA dhe Polonia po bëjnë ‘përparim të madh’ drejt një baze të re të ushtrisë amerikane “Një divan ose një dyshek në dysheme është në rregull për mua”, tha ajo, duke shtuar se edhe një çati e thjeshtë mbi kokë është për të një luks. Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është mënyra se si qëndron gjatë vizitave tek Elon Musk në Starbase, Teksas, kompleksi ku SpaceX zhvillon dhe teston aktivitetet e saj hapësinore. Sipas Maye, kur shkon atje, ajo fle në një garazh. “Nuk më shqetëson fare”, thotë ajo. Maye e lidhi këtë qëndrim me fëmijërinë e saj dhe mënyrën e thjeshtë me të cilën është rritur. Ajo tha se është mësuar me jetën në natyrë dhe se nuk ka pasur kurrë nevojë për luks të madh për t’u ndier rehat. “New York Post” shkruan se, ky rrëfim vjen në kuadër të promovimit të librit të saj të ri, ku Maye Musk tregon historinë e jetës, karrierës dhe sfidave që ka kaluar si nënë e tre fëmijëve. 78-vjeçarja ka rrëfyer edhe vështirësitë që përjetoi pas divorcit nga Errol Musk, babai i Elon, Kimbal dhe Tosca. Maye e ka përshkruar martesën e saj si fizikisht dhe emocionalisht abuzive, ndërsa Errol Musk i ka mohuar këto akuza. Pas ndarjes, ajo u përpoq të siguronte jetesën për tre fëmijët duke punuar në disa profesione njëkohësisht, përfshirë dietologjinë dhe modelingun. Xh.K/ReportTv.al SHBA elon musk Maye Musk Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.9% Të gabuar 89.4% Nuk e di 4.7% Vota total: 3305 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?