Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Nëna dhe 2 fëmijët humbën jetën nga shpërthimi, zjarrfikësi në Report Tv: Bombolat e gazit 5-litërshe ngjyrë portokalli, shumë të rrezikshme! Familjet t’i heqin nga banesat (VIDEO)


Një tragjedi e rëndë ndodhi dje në fshatin Domen të Shkodrës, ku 24-vjeçarja Bleona Çobaj/Çelaj dhe dy fëmijët e saj, të moshës 18 muajsh dhe 3 vjeç, Amar dhe Anuar Çelaj, humbën jetën nga shpërthimi i dyshuar i një bombole artizanale gazi pranë një shtëpie të vjetër në pronësi të familjes, e braktisur prej 20 vitesh. I ftuar në emisionin “Repolitix” me Denis Mingën në Report Tv, shefi i zjarrëfik

Një tragjedi e rëndë ndodhi dje në fshatin Domen të Shkodrës, ku 24-vjeçarja Bleona Çobaj/Çelaj dhe dy fëmijët e saj, të moshës 18 muajsh dhe 3 vjeç, Amar dhe Anuar Çelaj, humbën jetën nga shpërthimi i dyshuar i një bombole artizanale gazi pranë një shtëpie të vjetër në pronësi të familjes, e braktisur prej 20 vitesh. I ftuar në emisionin “Repolitix” me Denis Mingën në Report Tv, shefi i zjarrëfikësve të Njësisë Administrative numër 6 në Tiranë, Luan Shehu, tha se bombola që i mori jetën 3 familjarëve, e cila zë afro 5 litra gaz dhe pjesa e jashtme e saj është ngjyrë portokalli zakonisht, kategorizohet prej vitesh si shumë e rrezikshme për përdorim shtëpiak. LEXO edhe...Tragjedi në Shkodër, shpërthimi i një bombole gazi i merr jetën nënës 24-vjeçare dhe dy fëmijëve të mitur! Erdhën nga Gjermania për pushime (EMRAT) Shehu përsëriti disa herë në studion e Report Tv, se familjet shqiptare duhet të heqin dorë përfundimisht nga përdorimi i këtyre lloj bombolash. “Nuk na ka ndodhur neve te këto që janë 15 kilëshe e lart që përdoren gjerësisht në shtëpia ose nëpër bare e restorante. Problem gjithmonë kan ëngelur këto të cilat kanë ardhur duke u rrudhur. Ka qenë një sasi e madhe për të cilën ne kemi insistuar vazhdimisht, qoftë te familjarët, qoftë në trajnimet që bëjmë në shkollatë ndryshme. Ne kemi bërë të mundur që këto të largohen, por shohim që nga dita në ditë janë disa mbetje që njerëzit i mbajnë nëpër shtëpia. Kjo është shumë e rrezikshme“,- tha Shehu. Sipas zjarrëfikësit, shpërthimi në Shkodër ka qenë aq i fuqishëm, sa i ka marrë jetën në vend nënës 24-vjeçare dhe 2 fëmijëve të saj të mitur. “Po flasim për valë goditëse. Vala goditëse nënkupton shtytjen e një presioni të madh dhe siç e shikon dhe nga ngjarja që ka ndodhur atje, nuk shikon as dritare as dyer. Ajo (vala goditëse) ku të gjejë pikat më të dobëta, i shkatërron. Njëkohësisht kjo shoqërohet me flakë. Duke u shoqëruar me flakë, prodhimet që kemi sot kryesisht në arredimin e shtëpisë, i kemi hidrokarburesh. Pra kanë një pikë flakërimi shumë të ulët dhe kjo e bën që flaka të marrë njëkohësisht në të gjithë shtëpinë. Unë mendoj që shpërthimi u ka shkaktuar atyre vdekjen e menjëhershme”,- tha Shehu. K.M/ReportTv.al repolitix luan shehu Bleona Cobaj Anuar Çelaj Amar Çelaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.8% Jo 29.7% Nuk e di 6.5% Vota total: 9101 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?