Lajme Zone
Negociatori iranian i drejtohet SHBA-së pas sulmit në Hormuz: Epoka e marrëveshjeve të njëanshme ka mbaruar, paguani çmimin
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Negociatori iranian i drejtohet SHBA-së pas sulmit në Hormuz: Epoka e marrëveshjeve të njëanshme ka mbaruar, paguani çmimin

Kryetari i Parlamentit të Iranit dhe negociatori kryesor i vendit, Mohammad Bagher Ghalibaf, reagoi pas sulmit ndaj një anijeje me flamur qipriot në Ngushticën e Hormuzit, duke deklaruar se “epoka e marrëveshjeve të njëanshme ka mbaruar”.

Kryetari i Parlamentit të Iranit dhe negociatori kryesor i vendit, Mohammad Bagher Ghalibaf, reagoi pas sulmit ndaj një anijeje me flamur qipriot në Ngushticën e Hormuzit, duke deklaruar se “epoka e marrëveshjeve të njëanshme ka mbaruar”. Në një postim të publikuar të dielën në mëngjes, Ghalibaf lëshoi një mesazh të fortë ndaj Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se Irani nuk do të pranojë më marrëveshje që, sipas tij, nuk respektohen nga pala tjetër.

“Ne ju thamë: mbajeni fjalën ose paguani çmimin. Realiteti po troket në derë”, shkroi ai.

Bashkë me postimin, Ghalibaf publikoi edhe një paragraf nga memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-së dhe Iranit, ku thuhet se “me nënshkrimin e memorandumit, Republika Islamike e Iranit do të bëjë rregullimet e nevojshme për kalimin e sigurt të anijeve tregtare pa pagesë për 60 ditë”. The era of one-sided deals is OVER. We told you: keep your word or pay the price. Reality is knocking. pic.twitter.com/B97ogCYGaj