Edhe pse kanë kaluar 40 vite që kur e nisi, profesioni i torrnitorit mbetet ende pasion për të. Është ndër pak të mbeturit e këtij zanati në qytetin e Vlorës. Mes keqardhjes që profesioni i tij po shuhet dhe lumturisë që ende është në gjendje ta ushtrojë 70 vjeçari Perlat Qendro vijon të bëj tornitorin. Mjeshtri e ka rutinë punen për të pakten pesë orë në ditë, ndaj çdo mëngjes ai i drejtohet punishtës duke riparuar e prodhuar element teknik nga duart e tij. Dëshira për punë dhe pasioni për këtë zanat nuk e lejojnë të largohet nga përditshmëria e tij. Krahas kënaqësisë që i jep puna, ai thotë se kjo është edhe një ndihmë financiare për familjen. LEXO EDHE:Speciale/ Fusha që hesht dhe shkatërrimi i varreve ilire në Bajkaj, dëshmitë se si u rrafshua thesari arkeologjik në Delvinë Perlati tregon se ka tentuar t’ia trashëgojë zanatin edhe djalit të tij, por ai është larguar drejt Italisë. Ndërsa të rinjtë, sipas tij, janë pak të interesuar për këtë profesion, edhe pse prej tij siguron të ardhura të knaqshme për jetesë. U.D/E.H/Shqiptarja.com TAG: tornitor Vlore Perlat Qendro Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Tetor, 19:15
Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 70.4% Jo 21.5% Nuk e di 8.1% Vota total: 940 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?
