Forca të shumta policie janë angazhuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa vëmendjen e tërheqin edhe disa persona të pozicionuar në tarracën e godinës së Kryeministrisë.
Në pamjet e siguruara shfaqen persona të maskuar, njëri prej të cilëve përdor dylbi për të vëzhguar protestuesit që ndodhen poshtë godinës.
Nuk dihet identiteti i tyre apo funksioni që kanë, por prania e tyre në tarracë është një tjetër element i masave të shtuara të sigurisë gjatë protestës kombëtare të thirrur nga studentët.

