Nga Italia vijnë përgënjeshtrime. Në Spanjë janë të bindur. Lautaro Martinez mund të ketë arritur një marrëveshje me Barcelonën. Sipas asaj që raporton El Chiringuito TV, javën e kaluar është zhvilluar një takim zyrtar mes Decos, drejtorit sportiv të katalanasve dhe agjentit të lojtarit, Alejandro Camano. Në përfundim të këtij takimi, palët thuhet se kanë arritur një marrëveshje paraprake. Oferta e Barcelonës - Duke parë vështirësitë për të transferuar Julian Alvarez, është e qartë se Barça po tenton të bëjë goditjen e madhe të fundit të merkatos, ndërsa hipoteza e transferimit të Lautaros po bëhet gjithnjë e më konkrete. Sërish sipas mediave spanjolle, Barcelona do të ishte e gatshme të bënte një sakrificë financiare prej rreth 100 milionë eurosh për të siguruar kapitenin e Interit. LEXO EDHE:Shqiptari e la të gjakosur para spitalit dhe u largua, del autopsia e 46-vjeçares italiane: Dhuna i shkaktoi vdekjen Në këtë pikë, 'topi do të kalonte në këmbët' e drejtuesve të Interit. 100 milionë euro janë një shifër që të tn, veçanërisht në një merkato gjithnjë e më të varfër sa i përket futbollit italian. Por të heqësh dorë nga Lautaro vetëm pak ditë para përfundimit të merkatos do të ishte, për ta thënë më butë, një rrezik jashtëzakonisht i madh. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: itali spanje serie a la liga lautaro martinez barcelona Inter Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 5203 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

