Në protestën e 90-të para kryeministrisë, një protestues u shpreh se të gjithë duhet të bashkohen dhe të dëgjojnë njëri-tjetrin. Ai u shpreh se ky kryeministër nuk ka moral dhe duhet të zhduket. “Bashkohuni dhe të dëgjojmë njëri-tjetrin. Ne do jemi në shesh për rrëzimin e këtij kryeministri. Ky kryeministër nuk ka moral. Po vjen shtatori, një thirrje kombëtare për zhdukjen e këtij kryeministri. Çdo lloj titullari i shtetit, ore budallenj policë dhe shefa, këta janë protestues. Thirrjen e kam për organizatorët dhe ata që rrinë në kafe, nuk rrëzohet në kafe”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
