Në prag të protestës së gjashtë në Tiranë, disa institucione kanë marrë masa shtesë sigurie, duke blinduar dyert dhe dritaret për t’u mbrojtur nga sulme të mundshme. Një ditë pasi protestuesit i vunë flakën, Gjykata e Lartë ka vendosur mbrojtëse metalike në dritare, me qëllim parandalimin e dëmtimeve në rast të përsëritjes së incidenteve të dhunshme. Të njëjtat masa janë marrë edhe në Ministrinë e Arsimit, ku hyrja është blinduar me struktura hekuri për të parandaluar hedhjen e molotovëve dhe sendeve të tjera të forta në drejtim të godinës. Ministria e Arsimit ka qenë një nga institucionet e shënjestruara gjatë ditëve të fundit të protestave, ku janë regjistruar akte dhune dhe dëmtime të pronës.
