Lajme Zone
“Ne presim në trafik shqipot nga Shqipëria dhe Kosova futen si të shkathët”
Të tjeraJOQ Albania

“Ne presim në trafik shqipot nga Shqipëria dhe Kosova futen si të shkathët”

Trafiku i rënduar në zonën e urës së Dajlanit në Durrës është kthyer në një problem të përditshëm për drejtuesit e mjeteve, ndërsa një denoncim i mbërritur në redaksi ngre shqetësime për mënyrën se si disa shoferë tentojnë t’i shmangen radhës.

Sipas qytetarit që ka dërguar pamjet, ndërsa drejtuesit e tjerë qëndrojnë me dhjetëra minuta në trafik, disa automjete futen në nënkalim duke anashkaluar kolonën dhe duke u futur përpara mjeteve të tjera.

“Ne rrimë nga gjysmë ore në trafik, këta futen e bëjnë edhe më shumë”, shkruan qytetari në denoncimin e tij.

Situata bëhet edhe më problematike në një zonë ku trafiku është i rënduar dhe çdo manovër e gabuar apo futje e parregullt në radhë mund të shkaktojë bllokim edhe më të madh.

Në pamjet e dërguara shihet mënyra se si automjetet tentojnë të përfitojnë nga nënkalimi për të shmangur pritjen në kolonë. Një sjellje e tillë, përveçse irriton drejtuesit që respektojnë radhën, rrezikon të shtojë kaosin në një prej akseve më të ngarkuara të Durrësit.

Në vend që trafiku të zgjidhet, manovrat për të “kursyer” disa minuta përkthehen në minuta të tjera pritjeje për të gjithë të tjerët.

Pyetja që mbetet është e thjeshtë: kur mijëra drejtues presin në radhë, a duhet të lejohen disa të kalojnë përpara duke shmangur kolonën?