Lajme Zone
“Në pranga, jo vetëm Ergys Agasi”/ Nis protesta e 89-të, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut!
PolitikëBalkanWeb

“Në pranga, jo vetëm Ergys Agasi”/ Nis protesta e 89-të, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut!

Sot shënohet dita e 89-të e protestës qytetare, ndërsa tubimi ka nisur tashmë përpara Kryeministrisë. Qytetarët janë mbledhur sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e kursit politik në vend. Protestuesit janë grumbulluar fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga kanë marshuar përgjatë bulevardit drejt Kryeministrisë. Tashmë protesta vijon përpara godinës së ekzekutivit, ku pritet të mbahen edhe fjalimet e qytetarëve.

Sot shënohet dita e 89-të e protestës qytetare, ndërsa tubimi ka nisur tashmë përpara Kryeministrisë. Qytetarët janë mbledhur sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e kursit politik në vend. Protestuesit janë grumbulluar fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga kanë marshuar përgjatë bulevardit drejt Kryeministrisë. Tashmë protesta vijon përpara godinës së ekzekutivit, ku pritet të mbahen edhe fjalimet e qytetarëve. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i Edi Ramës nga detyra. Në platformën e tyre përfshihet edhe krijimi i një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor, e cila do të përgatiste vendin për zgjedhjet e ardhshme. Protestuesit kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e disa nismave ligjore që, sipas tyre, dëmtojnë interesat e qytetarëve shqiptarë. Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Protesta e 88-të Ditën e djeshme, qytetarët u mblodhën sërish para Kryeministrisë, në protestën e 88-të qytetare. Pas përfundimit të fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë, një turmë e madhe protestuesish iu drejtua bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke nisur marshimin përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit. Me mijëra qytetarë mbushën rrugët e Tiranës me simbole dhe flamuj kuqezi, duke krijuar një atmosferë të tensionuar proteste. Protestuesit brohoritën parulla kundër mazhorancës dhe kryeministrit. Koret “Ju erdhi fundi!”, “Rama, jep dorëheqjen!” dhe “Shqipëria kërkon revolucion!” u dëgjuan gjatë marshimit në rrugët e kryeqytetit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta