Lajme Zone
Në prag të vitit të ri akademik, kampusi i ri i Universitetit Bujqësor gati për studentët
PolitikëReport TV

Në prag të vitit të ri akademik, kampusi i ri i Universitetit Bujqësor gati për studentët

Kampusi i ri përbëhet nga 8 godina studentore dhe ofron jo vetëm kushte më të mira banimi, por edhe një dimension të ri të jetës universitare. Në dispozicion të studentëve janë salla leximi dhe kompjuterash, lavanderi, recepsion, ambiente administrative, kuzhina në çdo kat, mensa dhe hapësira për aktivitete sociale.

Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, kampusi i ri i Universitetit Bujqësor të Tiranës është gati për të mirëpritur studentët në ambiente moderne dhe me standarde të reja akomodimi. Kampusi u ndërtua në vitin 2022 nga Bashkia e Tiranës, nën drejtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas dëmtimeve që kompleksi i mëparshëm pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. LEXO edhe...I vuri 300 mijë euro 'gjobë' kushëririt duke i kanosur familjen, arrestohet 56-vjeçari në Vorë! I la fishek dhe letër kërcënuese te dera e shtëpisë (EMRI+VIDEO) Kompleksi i vjetër kishte 10 godina, ndërsa vetëm dy prej tyre përdoreshin për akomodimin e studentëve, me një kapacitet prej rreth 300 personash. Kampusi i ri përbëhet nga 8 godina studentore dhe ofron jo vetëm kushte më të mira banimi, por edhe një dimension të ri të jetës universitare. Në dispozicion të studentëve janë salla leximi dhe kompjuterash, lavanderi, recepsion, ambiente administrative, kuzhina në çdo kat, mensa dhe hapësira për aktivitete sociale. Investimi synon që studentëve t’u ofrojë një kampus bashkëkohor, të ngjashëm me modelet europiane, ku studimi, akomodimi dhe jeta sociale zhvillohen në të njëjtin kompleks. Share Xh.K/ReportTv.al Universiteti Bujqësor i Tiranës Tirane bashkia e tiranes erion veliaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6% Vota total: 6869 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?