Kjo është pamja e trafikut me të cilin duhet të përballet çdo pushues që zgjedh veriun e vendit në këto ditë vere! Mijëra turistë që kanë zgjedhur Lezhën dhe zonat përreth, kanë rënduar qarkullimin. LEXO edhe...Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, Gjykata Supreme britanike pranon apelimin e Shqipërisë për ekstradimin e porositësit Edmond Haxhia dhe grupit vëzhgues Në këto kushte, Policia Rrugore ka shtuar shërbimet në terren, me qëllim menaxhimin e fluksit dhe shmangien e krijimit të radhëve të gjata në pikat më problematike. Monitorimi po bëhet në mënyrë të vazhdueshme, duke ndërhyrë për të lehtësuar qarkullimin aty ku krijohen ngarkesa. "Tani po ndjihet plotësisht ngarkesa, çdo ditë të javës është pothuajse njëlloj. Kemi marrë masa me të gjithë punonëjsit që kemi në dispozicion me orare 12 orarëshe. Pika më problematike është Shëngjini", thotë Altin Dervishi, shef i qarkullimit rrugor në Lezhë. Një tjetër problematikë shfaqet në fillim të javës. Pas kufizimit të lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë gjatë fundjavës, në rrugët e qarkut rikthehet një numër i konsiderueshëm kamionësh, përfshirë edhe mjete që hyjnë nga pikat kufitare me Malin e Zi. "Dita e hënë na është bërë një fenomen i paparë më parë për shkak se gjatë fundjavës është kufizimi i mjeteve të tonazhit të lartë dhe ka më shumë lëvizje. Të gjitha mjetet e rënda që futen nga dy pikat e kalimit kufiar me Malin e Zi lëvizin të gjithë të hënën në mëngjes. Respektoni rregullat e qarkullimit dhe shpejtësia dhe pijet alkoolike nuk sjellin asgjë, thotë Altin Dervishi. Policia jep edhe rekomandime për përdorimin e rrugëve alternative! "Rrugët alternative që unë i sugjeroj janë aksi i vjetër Milot-Lezhë, dalja e kryqëzimit të Shaljanëve deri tek (Mplusi) kur kthehen nga Shëngjini",thotë ai. Me sezonin turistik në pikun e tij, trafiku mbetet një nga sfidat kryesore në rrugët e qarkut të Lezhës. Autoritetet paralajmërojnë se fluksi i automjeteve pritet të mbetet i lartë edhe në ditët në vijim deri në fund të muajit! Xh.K/ReportTv.al policia rrugore Lezhe Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.2% Shoqëria 26.5% Social media 16.4% Vota total: 3730 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

